“Star Wars”, nis saga e re “Rogue One”

Filma

“Star Wars”, nis saga e re “Rogue One”

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 13:33
“Star Wars”, saga e re “Rogue One”

Pritja ka marrë fund! Adhuruesit e “Star Wars” mund të shijojnë serinë e parë të sagës së re hapësinore “Rogue One”, që pati premierën botërore në një zonë të gjerë që mbulonte dy blloqe të “Hollywood Boulevard”.

Filmi me regjisor Gareth Edwards, e protagonistë Felicity Jones dhe Diego Luna, tregon historinë që paraprin “Star Wars”-in origjinal dhe përqëndrohet tek aleanca rebele, e  cila arrin të vjedhë planet e perandorisë galaktike për shkatërrimtarin “Ylli i Vdekjes”.

Me gjithë publikimin e tri “trailer”-ave, në prag të premierës botërore Edwards pohoi se ende nuk janë zbuluar të gjitha sekretet e filmit.

“Mendoj se departamenti i marketingut ka bërë një punë të mrekullueshme, por fatmirësisht ata nuk i kanë zbuluar të gjitha kartat. Kemi ruajtur shumë surpriza”, tha Gareth Edwards, regjisor.

Felicity Jones është në rolin e Jyn Erso, vajza e njeriut që ka projektuar “Yllin e Vdekjes”, i cili rekrutohet nga rebelët për të krijuar një ekip e për të vjedhur planet. Me këtë rol, aktorja britanike shkel në një terren të panjohur dhe druhet se njerëzit mund të ndryshojnë perceptim për të.

“M’u desh të kaloja një kohë shumë të gjatë në palestër, çfarë nuk është diçka shumë e bukur. Por për ‘Star Wars’-in e bëra me shumë kënaqësi”, tha aktorja.

Një sërë personalitetesh të njohura parakaluan në tapetin e kuq për të ndjekur premierën, ndërsa adhuruesit ishin veshur me kostumet e personazheve të preferuar të sagës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat