“Tradhti me letra”, fiton tri çmime në DC Festival

Filma

“Tradhti me letra”, fiton tri çmime në DC Festival

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 20:12
Tradhti me letra

Në kastën e aktorëve të këtij filmi bëjnë pjesë: Alexandra Waluk, Fisnik Zeqiri, Albulena Kryeziu, Granit Shala, Nexhip Nexhipi dhe Molika Maxhuni.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Tradhti me letra”, i regjisorit Valmir Tertini, fitoi edhe tri çmime në Festivalin Dramatic Critic Awards i cili është festival online në Francë.

Një gjë të tillë e tregoi vetë regjisori i cili, përmendi edhe çmimet të cilat i kanë fituar. “Tradhti me letra”, fitoi çmimin për regjisorin më të mirë, që është Valmir Tertini, aktorja më e mirë Albulena Kryeziu Bokshi dhe aktori më i mirë Granit Shala, shkruan KultPlus..

“Ju falënderoj nga zemra që keni bashkëpunuar me mua pa asnjë lloj interesi”, është shprehur në rrjetet sociale, regjisori Tertini.

Në kastën e aktorëve të këtij filmi bëjnë pjesë: Alexandra Waluk, Fisnik Zeqiri, Albulena Kryeziu, Granit Shala, Nexhip Nexhipi dhe Molika Maxhuni. Filmi flet për Meritën, e cila pranon që burri i saj të martohet me një grua gjermane sa për ti bërë letrat, dhe pikërisht këtu nis gjithçka, dhe ndodh edhe tradhtia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat