“Delegacioni”, hapë audicion për aktorë

Filma

“Delegacioni”, hapë audicion për aktorë

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 11:07
Ilustrim

Audicioni do të mbahet me datën 16 dhjetor në ora 10:00, në Prishtinë.

Filmi “Delegacioni”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në kategorinë e coo-produksionit minor, me skenar të Artan Minarolli, regji të Bujar Alimanit e producent Blerim Gjinovci, hapë audicion për aktorë.

Audicioni është i hapur për aktorë profesionist dhe amatore të pasionuar pas kinemasë, ku kërkohen femra të moshës 25-60 vjeç dhe meshkuj të moshës 22-60 vjeç.

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre në shqip ku bëjnë pjesë data dhe viti i lindjes, një fotografi portret, numri i telefonit, email adresa, web me punët e juaja dhe video shtesë të punëve tuaja si aktorë. Aplikantët duhe ti dërgojnë dokumentat brenda datës 15 dhjetor në emailin [email protected].

Audicioni do të mbahet me datën 16 dhjetor në ora 10:00, në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat