Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër dokumentar “Kosova Brothers”

Filma

Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër dokumentar “Kosova Brothers”

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 17:01
Pamje nga xhirimet e dokumentarit “Kosova Brothers”

Sot në Prugofc të komunës së Podujevës filluan xhirimet e filmit të shkurtër dokumentar “Kosova Brothers” në produksion të SK Pictures dhe e subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi në regji dhe skenar të Samir Karahodës, është projekt i fokusuar në fenomenin e shtëpive të njëjta të ndërtuara nga vëllezërit Kosovar.

Eroll Bilibani, producent i filmit sqaroji se filmi “Kosova Brothers” është i zhanrit dokumentar eksperimental që do të xhirohet në lokacione të ndryshme të Kosovës ku fenomeni është më i dukshëm. 

Filmi do të përfshijë edhe peizazhet e lokacioneve ku shtëpitë janë ndërtuar, duke u fokusuar më shumë në imazhin vizual.

Regjisori i filmit Samir Karahoda tha që filmi do të komunikoj përmes imazheve statike të shtëpive dhe rrethinës, detajet e ndërtimit, portretet e vëllezërve si dhe pozicionet gjeografike të vendndodhjes së shtëpive. Këto imazhe po ashtu, do të studiojnë marrëdhënien e banuesve me rrethin ku ata jetojnë përmes tregimeve të familjarëve për konceptin e ndërtimit dhe mënyrën se si ata janë të pasqyruar në shoqëri.

Filmi planifikohet të kompletohet deri në fund të vitit 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat