Ndërron jetë aktori Lazër Filipi, interpretoi mbi 80 role në kinematografi

Filma

Ndërron jetë aktori Lazër Filipi, interpretoi mbi 80 role në kinematografi

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 20:31
Aktori Lazër Filipi

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare aktori i mirënjohur i kinematografisë sonë, Lazër FIlipi. Aktori i nderuar me çmimin Artist i Merituar ka interpretuar më tepër se 80 role në kinematografi.

Lazër Filipi lindi në Shirq të Shkodrës më 7 shkurt të vitit 1921. Aktivitetin artistik e filloi që kur ishte partizan në 1943, me grupin teatral të Priskës. Në vitin 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor. Gjatë viteve 1947- 1950 kreu studimet në Çeki.

Gjatë karrierës së tij interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj. Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Interpretoi me sukses edhe në shumë filma artisticë në kinematografi. Doli në pension më 1977, por nuk u shkëput nga skena, duke interpretuar role edhe në vitet 2003, Ali pashe Tepelenën, dhe në 2005 Napoleon Bonopartitin nga drama e Aleksandër Moisiut. Ka fituar disa çmime dhe mban titullin “Artist i Merituar”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat