Mrjana Kondi puthet me Robert Ndrenikën në ‘Rrokullisje’, por ja çfarë thanë më pas!

Filma

Mrjana Kondi puthet me Robert Ndrenikën në ‘Rrokullisje’, por ja çfarë thanë më pas!

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 20:41
Mrjana Kondi dhe Robert Ndrenika

Marjana Kondi, aktorja e dashur e ekranit dhe teatrit shqiptar do të shfaqet sot në mbrëmje në premierën e filmit “Rrokullisje”, me regji dhe skenar të Leka Bungos, një film në të cilin trajtohet historia e fajdeve të vitit 1997.

Kondi vjen në këtë film krah aktorit të madh shqiptar, Robert Ndrenika, për bashkëpunimin me të cilin vetë ajo shprehet shumë entuziaste. “Jam shumë e lumtur nga ky bashkëpunim i parë me Robert Ndrenikën. Puna me një profesionist si ai është më shumë se e thjeshtë. Kemi qëndruar aq shumë bashkë gjatë xhirimeve dhe kam njohur çdo dimension të atij artisti, sa më vjen keq që nuk jemi njohur nga afër më parë”,- shprehet Marjana, e cila edhe aktualisht po punon për një shfaqje teatri me aktorin Robert Ndrenika. Sa i takon rolit, Marjana, magjia e ‘show’-t televiziv, thotë se e ka gjetur shumë mirë veten në të dhe kjo është meritë e regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo, me të cilin nuk është hera e parë që bashkëpunon. Ajo i kujton si tani kohët e bashkëpunimit me të në teatrin e estradës dhe thotë se ndihet shumë e lumtur që asgjë nuk kishte ndryshuar në profesionalizmin dhe korrektesën e mikut të saj të vjetër. Kondi do të shfaqet në një nga skenat e filmit duke u puthur me aktorin Ndrenika, por megjithëse mund të tingëllojë si e vështirë, kjo skenë është realizuar me vetëm një dubël.

“U befasuam të dy dhe e kemi përmendur gjithnjë me të qeshura në sheshxhirim atë skenë”, – shprehet ylli i kinematografisë dhe teatrit. Kjo ndoshta sepse të dy i kanë provuar të gjitha gjinitë e artit, si atë komike, ashtu edhe atë dramatike. Filmi “Rrokullisje” është xhiruar nga RTSH me drejtor fotografie Nard Qëndron dhe në të luajnë aktorë të njohur si Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Marjana Kondi, Viktor Zhusti, Karafil Shena, Eglantina Cenomeri, etj.. Premiera e tij do të bëhet sonte në mbrëmje në kinema “Millenium”. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat