Harry Styles lufton me vdekjen në trailerin e filmit të tij debutues “Dunkirk”

Filma

Harry Styles lufton me vdekjen në trailerin e filmit të tij debutues “Dunkirk”

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 20:57
Harry Styles

Mbani frymën të apasionuar pas filmave dhe fansa të One Direction! 

Traileri i parë i filmit “Dunkirk” është publikuar dhe na dhuron pamjet e para të Harry Styles në debutimin e tij si aktor. Harry lufton për të jetuar me ushtarët e tjerë në Luftën e Dytë Botërore. Fillimisht e shohim atë duke ecur drejt oqeanit, më pas në një varkë me ushtarët e tjerë, ku duken tmerrësisht keq.

Me siguri me padurim po prisni pjesën tjetër, pasi në këtë trailer, Harry është duke u mbytur në ujë, duke tentuar të dalë në sipërfaqe.  A do të vdesë 22 vjeçari në film? Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim filmin i cili pritet të lançohet në verën e 2017-ës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat