Muaj i dedikuar fantashkencës në kinema

Filma

Muaj i dedikuar fantashkencës në kinema

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 10:02
Rouge One: A Star Wars Story

“Rouge One: A Star Wars Story”, është një film i gjinisë fantashkencë i cili do të qëndrojë pothuajse gjithë muajin dhjetor në kinema Imperial në Tiranë. Rouge One është një film i 2016 i cili drejtohet nga Gareth Edwards.

Shkencëtari Galen Erso, pasi punoi për vite për “Perandorinë Galaktike”, u tërhoq në planetin Lah’mu ku jeton bashkë me gruan Lyra dhe vajzën e tij Jyn. Erso takohet me drejtorin perandorak Krenic i cili vret Lyrën dhe e detyron shkencëtarin të kompletojë projektin e vdekjes së zezë, një stacion i cili mund të zhdukë planete. Filmi zgjat 2 orë e 35 minuta dhe do të shfaqet në ambientet e kinema Imperial deri në datën 29 janar 2017.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat