Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare ikona franceze

Filma

Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare ikona franceze

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 15:45
Michele Morgan

Është ndarë nga jeta aktorja e njohur franceze, Michele Morgan.

Michele Morgan, ikona franceze e ekranit, që fitoi çmimin e parë si aktorja më e mirë në festivalin e filmit në Kanë, ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.

Filmi i saj më i njohur është Quai des Brumes në vitin 1938, ku ajo luante përkrah Jean Gabin.

Ajo është konsideruar si një nga aktoret më të mëdha franceze të shekullit XX.

Ndërsa Presidenti francez, Francois Holande në deklaratën e tij e ka quajtur Morgan si personifikim i elegancës hijeshisë dhe madhështisë. 

“Legjenda e Michele Morgan ka lënë gjurmë në gjenerata e gjenerata”, thuhet në deklaratën e presidentit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat