Industria e filmit shpreh ngushëllime për vdekjen e Carrie Fisher

Filma

Industria e filmit shpreh ngushëllime për vdekjen e Carrie Fisher

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 18:23
Carrie Fisher

Industria e filmit ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores amerikane, Carrie Fisher.

Fisher ka vdekur në moshën 60-vjeçare, pas një sulmi në zemër.

Ajo ka qenë më së shumti e njohur me rolin e Princeshës Leia në seritë e Star Wars.

“Ajo ka qenë princesha jonë e madhe dhe e fuqishme. Do të na mungojë të gjithëve”, ka thënë krijuesi i Star Wars, George Lucas.

“Faleminderit Carrie Fisher për çdo gjë që na ke dhënë”, ka shkruar në Twitter Akademia Amerikane e Arteve Filmike.

Aktori tjetër në Star Wars, Mark Hamill, ka thënë se lajmi për vdekjen e Carrie Fisher "i ka thyer zemrën".

Ndërkaq, aktori Harrison Ford e ka përshkruar Fisherin si “të shkëlqyer, origjinale dhe emocionalisht të patrembur”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat