Sandër Prosi aktori me klas dhe me 80 role, sot do të festonte 97- vjetorin e tij

Filma

Sandër Prosi aktori me klas dhe me 80 role, sot do të festonte 97- vjetorin e tij

Më: 6 janar 2017 Në ora: 23:18
Sandër Prosi

Sandër Prosi 97 vjet nga lindja e aktorit të madh të kinematografisë shqiptare, i cili si pak kush arriti të depërtonte brenda karaktereve dhe figurave historike duke i tejkaluar ato dhe duke i bërë të pavdekshme, si portreti i Ismail Qemalit tek “Nëntori i Dytë”, apo Dhaskal Todri tek ”Udha e Shkronjave”.

Jo pak herë ai do të thirrej me emra të ndryshëm dhe do të linte mbresa të veçanta për spektatorët, duke sjellë para syve të tyre Abdyl Sharrën, kapitenin e Bigës, dr. Kristo Borovën, peshkatarin Vrana, Jaho Labin, Miti Vozarin, Sefedinin, Dhaskal Todrin, Ismail Qemalin, prof. Mirushin, kolonelin Xhon, Brunon, Markun, gjeneralin, Pilo Mullixhiun etj.

Sandër Prosi krijoi mbi 80 role në teatër dhe kinematografi, të shkëputura këto nga 75 vepra të autorëve të huaj dhe vendas. Klasi i tij aktorial bëri që asnjëri prej tyre të mos i ngjajë tjetrit.

Ai e njihte mirë letërsinë, e cila e ndihmonte për t’i zbërthyer mjeshtërisht personazhet, para se të vishte petkun e tyre.

Sandër Prosi vdiq tragjikisht në sheshxhirimin e filmit “Pranverë e hidhur”, në vitin 1985. Pas vdekjes ai është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat