Shikojeni trailerin e filmit që i bëri njerëzit për spital

Filma

Shikojeni trailerin e filmit që i bëri njerëzit për spital

Më: 16 janar 2017 Në ora: 14:24
Pamje nga videoja

Një film, i cili bëri për ujë të ftohtë audiencën dhe në disa raste për spital, ka debutuar trailerin e parë.

Filmi horror “Raw” nga skenaristja dhe regjisorja Julia Ducournau, flet për një studente vegjetariane veterinarie, e cila kthehet në kanibale pasi detyrohet të hajë mish të gjallë si pjesë e një rituali.

Disa prej skenave më të dhunshme shkaktuan panik në Festivalin e Filmit në Toronto, teksa në ekran shfaqej kjo pjesë.

Shumë persona që ishin pjesë e festivalit thuhet se i ra të fikët dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

“Raë” do të dalë në kinema më 10 Mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas në pjesën të globit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat