Filmi "La La Land" fiton 14 nominime për Oscar

Filma

Filmi "La La Land" fiton 14 nominime për Oscar

Më: 24 janar 2017 Në ora: 18:04
Ilustrim

Filmi La La Land i zhanrit mjuzikëll, në regjii të Demian Shazell, me rolet kryesore të Rajan Goslling dhe Ema Stoun, ka fituar gjithsej 14 nominime për çmimin më prestigjioz të industrisë së filmit Oscar.

Me 14 nominimet e fituara, filmi La La Land bëhet filmi i tretë në historikun e Oscar-it që ka fituar këtë numër rekord të nominimeve, pasi më herët këtë e bënë filmat All About Eve dhe Titanic.

Vijojnë disa nga nominimet në kategoritë:

Filmi më i mirë

Arrival, Fences, Hacksaw Ridge, Hell or High, Water Hidden Figures, La La Land, Lion, Manchester by the Sea, Moonlight

Regjisori më i mirë

Denis Villeneuve- Arrival, Mel Gibson- Hacksaw Ridge, Damien Chazelle- La La Land, Kenneth Lonergan- Manchester by the Sea,Barry Jenkins- Moonlight

Aktori më i mirë Casey Affleck- Manchester by the Sea, Andrew Garfield,-Hacksaw, Ridge Ryan Gosling- La La Land, Viggo Mortensen- Captain Fantastic, Denzel Washington- Fences

Aktorja më e mirë

Isabelle Huppert- Elle,Ruth Negga-Loving, Natalie Portman- Jackie, Emma Stone- La La Land, Meryl Streep- Florence Foster Jenkins

Aktori më i mirë dytësor

Mahershala Ali- Moonlight, Jeff Bridges- Hell or High Water- Michael Shannon, Nocturnal Animals, Dev Patel-Lion,  Lucas Hedges -Manchester by the Sea

Aktorja më e mirë dytësore

Viola Davis- Fences, Naomie Harris- Moonlight, Nicole Kidman-Lion, Octavia Spencer- Hidden Figures, Michelle Williams-Manchester by the Sea

Skenari më i mirë origjinal

Hell or High Water, La La Land, The Lobster, Manchester by the Sea, 20th Century Women. Ceremoniali për ndarjen e çmimeve Oscar do të mbahet më 26 shkurt, ndërsa do të drejtohet nga Jimmy Kimmel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat