Rikthehet Scarface, ja kush do të jetë Toni Montana

Filma

Rikthehet Scarface, ja kush do të jetë Toni Montana

Më: 27 janar 2017 Në ora: 20:47
Al Pacino

Universal Studios, një nga studiot më të mëdha të filmit në Hollywood ka bërë të ditur se 32 vjet pas publikimit të filmit legjendar  “Scarface”, po mendohet për një rikthim të tij.

Në rolin e aktorëve kryesorë, Toni Montana dhe motrës së tij, Gina, do të jenë aktorët e njohur Leo DiCaprio dhe Sofia Vergara.

Historia e Toni Montana e zhvilluar në vitin 1983. Një emigrant kuban i cili arrin të bëhet një zotërues i fuqishëm  i drogës, ka arritur të jetë një nga filmat ikonë të viteve ’80. Është shumë vështirë të gjesh dikë sot që nuk e ka parë këtë film apo të mos ketë fiksuar batutat e tij të njohura.

Në deklaratën për shtyp, Universal Studios zbuluan se kishin planifikuar një xhirim të filmit që në vitin 2002 por nuk kishin arritur të gjenin aktorin që mund t’i përshtatej më shumë Al Pacinos origjinal. Këtë shprehu drejtori i filmit Brian De Palma.

“Kur një film është kaq i suksesshëm dhe ka kaq influencë sa “Scarface” ka një rregull të pashprehur në Hollywood  që mund të bësh një rikthim të tij për  brezin e ri. Dhe kjo është një mundësi e madhe për të krijuar një version të ti dhe emocionues. Ky projekt ka qenë në fazë përgatitore për gati 15 vite dhe isha gati duke hequr dorë prej tij deri kur në vitin 2013 pashë Leo Di Caprion  në “The Wolf of Wall Street”. Aty e kuptova se ai ishte i duhuri për të qenë Toni Montana. Tani  në vitin 2017, jemi në pritje të një deklarate për shtyp. Të punosh me DiCaprion është një bekim. Ndërsa në rolin e motrës së tij Gina, do të jetë aktorja italiane Sofia Vergara. Kombinimi i këtyre dy aktorëve do të sigurojë risjelljen e suksesshme të “Scarface”.

Filmi do të ketë të njëjtën linjë skenari si origjinali megjithatë do të jetë i rishkruar tërësisht. Filmi do të xhirohet në Los Angeles”, u shpreh skenaristi  Jonathan Herman. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat