Filmi horror Split po "frikëson" gjithë filmat e tjerë që në fundjavën e parë

Filma

Filmi horror Split po "frikëson" gjithë filmat e tjerë që në fundjavën e parë

Më: 27 janar 2017 Në ora: 20:52
Filmi i zhanrit horror, Split

Filmi i zhanrit horror, Split, po i “frikëson” gjithë rivalët e tij që me fundjavën e parë të shfaqjes në ekranin e madh.

Split është një film thriller në lidhje me një mashkull me çregullime të personalitetit, i cili izolon tre adoleshente në një dhomë. Filmi ku në rol kryesor luan James McAvoy, me regji të M. Night Shyamalan ka arritur të mbledhë plot 40.2 milion dollarë që në fundjavën e parë në Amerikën e Veriut.

Pas tij renditet filmi xXx:Return Of Xander Cage ku në rol kryesor është Vin Diesel me 20 milion dollarë, Hidden Figures në vend të tretë me 16.25 milion dollarë. Filmi i animuar Sing ku zërat kryesorë janë të inetrpretuar nga Reese Witherspoon dhe Matthew McConaughtey u rendit në vend të katërt me 9 milionë dollarë. 

Për të mbyllur listën, në vend të pestë renditet filmi mjuzkëll La La Land me Emma Stone dhe Ryan Gosling, i cili ka fituar 8.4 milion dollarë në një fundjavë duke mbledhur gjithsej 89.7 milion dollarë si dhe të ketë fituar 8 çmime Golden Globe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat