Ka vdekur aktori britanik John Hurt

Filma

Ka vdekur aktori britanik John Hurt

Më: 28 janar 2017 Në ora: 11:39
Aktori i njohur britanik, John Hurt

Aktori i njohur britanik, John Hurt, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, nga sëmundja e kancerit në pankreas, ka njoftuar menaxheri i tij.

Aktori i ndjerë, John Hurt, ishte i njohur për rolin e tij në filmin “Njeriu Elefant” dhe atë të zotit Ollivander në filmat “Harry Potter”.

Ai ka luajtur në më tepër se 120 filma dhe në shumë shfaqje teatrore e televizive gjatë karrierës së tij pothuajse 60 vjeçare.

Në vitin 2015 ai zbuloi se ishte i sëmurë nga kanceri i hershëm në pankreas dhe se po mjekohej.

Aktori i ndjerë, John Hurt, ishte nderuar me titullin e nderit “Sir” nga Mbretëresha Elizabeth II, në vitin 2015.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat