Dështimi i Ben Affleck si regjisor, i sjell 75 milionë dollarë humbje “Warner Bros”

Filma

Dështimi i Ben Affleck si regjisor, i sjell 75 milionë dollarë humbje “Warner Bros”

Më: 28 janar 2017 Në ora: 16:01
Ben Affleck

Mesa duket nuk ka zgjatur shumë suksesi i Ben Affleck si regjisor.

Pas vlerësimeve pozitive për filmat “Gone Baby Gone”, “The Town” e “Argo” (me të cilin mori çmimin “Fotografia më e mirë”), nuk kanë vonuar përshtypjet negative për “Live by Night”, i cili me shumë mundësi do të humbasë rreth 75 milionë dollarë.

Sipas “Variety”, filmi i gangsterëve të cilin Affleck prodhoi, shkroi, drejtoi dhe ku mori pjesë me shumë pasion, është shndërruar në një plagë të madhe për kompaninë “Warner Bros”.

Me një buxhet prej 65 milionë dollarësh (dhe rreth 10 të tjerë për reklama) duket se e vetmja mënyrë për të rikuperuar shpenzimet është nëpërmjet shitjeve online që mund të bëhen gjatë gjithë këtij viti, edhe pse të dhënat nuk janë aspak shpresëdhënëse.

Gjërat tashmë nuk janë më në drejtimin e duhur për Affleck si regjisor, i cili do të jetë në vendin e tij pas kamerave në filmin e radhës së Batman, të cilin është duke e shkruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat