Publikohet traileri i fundit i filmit ‘E bukura dhe Bisha’

Filma

Publikohet traileri i fundit i filmit ‘E bukura dhe Bisha’

Më: 31 janar 2017 Në ora: 19:17
“E bukura dhe Bisha”

Një nga filmat më të shumëpritur të vitit 2017, “E bukura dhe Bisha”, është tashmë gati në fazën e përfundimit.

Një prodhim i “Disney”, me regji të Bill Condon dhe një kastë e madhe aktorësh do të përsërisin edhe njëherë historinë e këtij filmi të animuar, i cili ka qenë ndër vite një prej filmave më të preferuar nga fëmijët anë e kënd botës.

Aktorja Emma Watson do të jetë në rolin kryesor “E bukura”, ndërsa Dan Stevens do të jetë ‘Bisha’ ose bashkëshoqëruesi i saj në këtë film.

Deri tani janë publikuar disa imazhe nga ky film, ndërsa sot (e martë) në YouTube, fansat janë njohur edhe me trailerin e fundit të këtij filmi, i cili do të jetë një nga më të veçantët për këtë vit, shkruan Telegrafi. Premiera e filmit “E bukura dhe Bisha” do të jepet më 17 mars 2017.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat