Vazhdojnë sukseset e “La La Land”

Filma

Vazhdojnë sukseset e “La La Land”

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 18:22
Pjesë nga “La La Land”

Sukseset nuk kanë të ndalur për “La La Land”. Regjisori i filmit Damien Chazelle arriti të rrëmbente çmimin më të madh të “Directors Guild of America Awards”, pikërisht si regjisori më i mirë. Në ceremoninë që u mbajt mbrëmjen e së shtunës Chazelle dhe La La Land triumfuan ndaj Garth Davis i nominuar për filmin “Lion”, Barry Jenkins për “Moonlight”, Kenneth Lonergan për “Manchester by the Sea” dhe Denis Villeneuve për “Arrival”.

Çmimi u dorëzuar nga Alejandro Inarritu, fitues i dy edicioneve të fundit të “Awards Directors Guild of America”.

Megjithatë, jo gjithçka ishte muzikë e kërcim në ceremoninë e përvitshme të çmimeve në “Beverly Hills”.

Shumë regjisorë dhe prezantues u kapën me vendimmarrjen më të fundit të presidentit Donald Trump, atë të ndalimit të refugjatëve dhe emigrantëve të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Doja të festoja për aktin e ëndërrimit dhe atë çfarë nënkupton arti. Arti ka për synim t’i lidhë njerëzit dhe të zhdukë kufijtë. Ndaj dhe unë dua të bëhem pjesë e këtij dialogu ndërkombëtar filmash”-është shprehur Chazelle gjatë fjalimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat