Yjet e “A Walk to Remember” ribashkohen

Filma

Yjet e “A Walk to Remember” ribashkohen

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 07:44
A Walk to Remember

Mandy Moore na ka kthyer në kohë. Aktorja e ka ndarë me fansat e saj një fotografi ku shihet bashkë me aktorin, Shane West me të cilin kishte luajtur bashkë në filmin ikonë të dashurisë, “A Walk to Remember” e ku bashkë me ta ishte edhe regjisori, Adam Shankman.

Fotografia e Mandy ka marrë menjëherë shumë reagime, ku shumë fansa kanë shkruar komente e fjalë prej më të mirave, madje duke treguar se sa shumë e duan filmin.

Të dy aktorët shpesh flasin për këtë film, në të cilin kanë luajtur bashkë.

Muajin e kaluar, Shane ka ndarë një fotografi ku shihet bashkë me Mandy, gjatë një sekuence të filmnit.

“Koha fluturon. Dashuria dhe mbështetja yer për këtë film do të na bëjë gjithmonë të buzëqeshim”, kishte shkruar aktori.

Edhe aktorja, kohë më parë kishte thënë në një intervistë se Shane ishte i mrekullueshëm në këtë rol, dhe se ajo ishte dashuruar vërtetë në karakterin që ai e portretizonte.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat