Kroacia Xhiron Film Për Gjeneralin Ante Gotovina

Filma

Kroacia Xhiron Film Për Gjeneralin Ante Gotovina

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 21:39
Ante Gotovina

Fillon në Kroaci këtë muaj xhirimi i një filmi për jetën e gjeneralit kroat Ante Gotovina, i cili u lirua nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Xhirimi i “Gjenerali”, i cili tregon historinë e jetës së Ante Gotovinës, një figurë e rëndësishme ushtarake në “Luftën Atdhetare” të Kroacisë në vitet 1990, i cili u lirua nga akuzat për krime lufte, “do fillojë në pjesën e dytë të shkurtit”, tha për BIRN kompania e prodhimit Kiklop Film.

Kompania konfirmoi se roli kryesor i Gotovinës do të luhet nga aktori hollivudian i lindur në Kroaci Goran Visnjiq, i cili mori pjesë seancat gjyqësore gjatë gjyqit të kreut ishtarak në Gjykatën e Hagës.

Përveç filmit, i cili është planifikuar të dalë në vitin 2018, një serial televiziv me tetë pjesë do të xhirohet që të transmetohet nga televizioni kombëtar, Radio-Televizioni kroat, HRT.

Aktorë të tjerë të njohur kroatë – Tarik Filipoviç, Natasa Janjiç dhe Goran Navojeç – do të shfaqen gjithashtu në film dhe audicionet për aktorë të tjerë po zhvillohen në qytetet kroate të Zadarit dhe Gospicit.

Media kroate raportoi gabimisht të hënën se roli i gruas së parë të Gotovinës, Ximene Dalel e lindur në Kolumbi, do të luhej nga ylli i Hollivudit Penelope Cruz.

“Fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk e dimë se ku e morën këtë informacion mediat. Do të ishte shumë këndshëm nëse një gjë e tillë do të ishte e mundur,” tha për BIRN Kiklop Film.

Regjisori i filmit, veteran 85-vjeçar Antun Vrdoljak, tha në shtator se ai donte Cruz për rolin.

Vrdoljak tha gjithashtu se ideja për filmin i lindi kur Gotovina u arrestua dhe u transferua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë.

Ai shpjegoi se ai “mendoi me naivitet se mund ta ndihmonte Gotovinën me një film”.

Megjithatë, ai tha se filmi “nuk do të ketë një dimension politik” dhe nuk do të trajtojë rrethanat e arrestimit dhe ekstradimit.

Pasi Gotovina u akuzua në vitin 2001 për krime lufte të kryera gjatë dhe pas operacionit ushtarak kroat “Stuhia” në gusht të vitit 1995, kur rreth 600 civilë serbë u vranë, sipas raporteve OJQ-ve, gjenerali u fsheh.

Ai u arrestua në ishujt Kanarie në dhjetor 2005 dhe u transferua në Hagë për të dalë në gjyq në Hagë.

“Skripti iu dërgua gjeneralit Gotovina, por ai nuk pati ankesa dhe nuk mori ndonjë tarifë për të drejtat e autorit”, shtoi Vrdoljak.

“Zgjedhja më e mirë për rolin e Gotovinës ishte Goran Visnjiç, dyke qenë se ai është i informuar në mënyrë të përsosur për jetën e tij. Ai foli me gjeneralin disa herë dhe ishte gjithashtu i pranishëm në gjyqin e tij në Hagë,” tha ai.

Përveç Kroacisë, ku do të xhirohen skenat nga fëmijëria e Gotovinës dhe nga pjesëmarrja e tij në luftën e viteve 1990, disa pjesë do të xhirohen në Francë dhe Afrikë, për të treguar jetën e tij si anëtar i Legjionit të Huaj Francez.

Pasi u lirua nga akuzat për krime lufte në vitin 2012m së bashku me një tjetër gjeneral kroat, Ivan Markaç, Gotovina u largua nga jeta publike dhe u përqendrua në biznesin e tij privat – kultivimin e peshkut ton.

Megjithatë, në maj 2015, Gotovina pranoi t’i bashkohej Këshillit për Sigurinë Kombëtare, një organ i themeluar nga presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, në të cilin bëjnë pjesë zyrtarë ushtarakë në pension dhe ekspertë sigurie.

Ai u bë gjithashtu këshilltar special për sigurinë kombëtare për ministrin e mbrojtjes Damir Krsticeviq në nëntor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat