Fillon edicioni i 67-të i Berlinale, 400 filma nga 70 shtete

Filma

Fillon edicioni i 67-të i Berlinale, 400 filma nga 70 shtete

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 10:38
Pamje nga festivali i 67-të ndërkombëtar i filmit - Berlinale

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin, të enjten në mbrëmje filloi festivali i 67-të ndërkombëtar i filmit - Berlinale.

Festivalin e hapi filmi francez “Django”, rrëfim për kitaristin e xhazit, Django Reinhardt, me regjinë e Etiennea Comara.  

Në ceremoninë e hapjes së festivalit morën pjesë emra të njohur të jetës publike, në mesin e të cilëve futbollisti i Bayernit, Jerome Boateng, modelja Toni Garn, regjisorja Wima Wenders dhe nënkryertarja e Bundestagut, Claudije Roth.  

Këtë vit në festivalin Berlinale do të garojnë gjithsej 18 filma, ndërsa çmimi Ariu i Artë do të ndahet më 18 shkurt, në ditën e fundit të festivalit në të cilin do të shfaqen 400 filma nga 70 shtete të ndryshme.  

Juria profesionale kryesohet nga regjisori holandez Paul Verhoeven, i njohur për filmat Hollywodian, “Robocop”, “Total Recall” dhe “Basic Instict”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat