Berlin: Nik Xhelilaj fillon mësimin e gjuhës gjermane me refugjatët

Filma

Berlin: Nik Xhelilaj fillon mësimin e gjuhës gjermane me refugjatët

Nga: Fitim Dika Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 16:18
Nik Xhelilaj

Artisti i njohur shqiptar Nik Xhelilaj (33, „Winnetou“ nga filmat e  RTL-Verfilmung) jeton prej kohësh në Berlin, ku gjithashtu është mjaft i njohur për publikun gjerman. Megjithatë ai kërkon të zotërojë sa më mirë gjuhën e vendit të tij, duke filluar një kurs për mësimin e gjermanishtes shkruan “Bild”.

33 vjeçari viziton kurset në këtë shkollë nga e hëna deri të premten, për çdo ditë nga tri orë mësimore, përcjell botasot.info. “Unë jetoj në Berlin, prandaj edhe dua ta flas gjuhën gjermane”; thotë aktori. “Por është me të vërtetë shumë e vështirë!”. Në klasën e tij aktualisht janë 15 deri 19 nxënës. “Të gjithë janë refugjatë ose të huaj, por kalojmë shumë mirë,” vijon ai.

Deri më tani Nik Xhelilaj ka arritur në nivelin A.2.2 që nënkupton se ai njeh “bazat e gjermanishtes”./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat