Angelina Jolie prezanton filmin për Kmerët e Kuq

Filma

Angelina Jolie prezanton filmin për Kmerët e Kuq

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 15:11
Aktorja, Angelina Jolie

Aktorja, Angelina Jolie do të prezantojë sot në qendrën e tempujve të famshëm të Angkor filmin e ri kushtuar krimeve të kryera nga regjimi i Kmerëve të Kuq.

Aktorja dhe regjisorja amerikane është vendosur në Kamboxhia, vendi i origjinës së djalit të saj adoptiv Maddox.

Mbreti i Kamboxhias, Norodom Sihamoni si dhe të mbijetuar të regjimit komunist bëjnë pjesë mes 1 500 personave të ftuar në premierën e filmit “Tashmë ata vranë babain tim” (“D’abord ils ont tué mon père”).

Ky film është adaptimi i librit të militante për të Drejtat e Njeriut, Loung Ung në të cilin ajo kujton tmerret e përjetuara nën regjimin që shkaktoi dy milionë të vdekur në vitet 1975-1979.

“Filmi reflekton brutalitetin e Kmerëve të Kuq”, konfirmoi Sin Chanchhaya, drejtor i departamentit të kinemasë dhe përhapjes kulturore kamboxhiane.

“Është një çështje shumë e rëndësishme për ne. Kamboxhianët janë shumë të interesuar për filmin”, shtoi ai.

Kjo premierë në Angkor do të ndiqet nga projekte të tjera në mbarë vendin.

Angelina Jolie do të mbajë sot një konferencë shtypi në qendrën arkeologjike të Angkor në prani të Loung Ung.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat