A do ta fitojë “La La Land” çmimin ‘Oscar’?

Filma

A do ta fitojë “La La Land” çmimin ‘Oscar’?

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 16:30
“La La Land”

Është eventi më i pritur i vitit në botën e kinematografisë, dhe nesër (e premte) sytë e botës do të drejtohen nga teatri “Dolby” i Hollivudit për ceremoninë e 89-të të çmimeve OSCAR.

Edhe këtë vit vëmendje të madhe do t’i kushtohet organizimit, dhe kryesisht veshjeve të yjeve në tapetin e kuq.

Emocionet më të mëdha pritet të dominojnë gjatë mbrëmjes, ku do të ndahen plot 23 çmime, si dhe janë rezervuar shumë surpriza për publikun.

Lufta më e madhe bëhet për çmimin kryesor “Best Picture”, në të cili janë të nominuar nëntë filmat më të mirë të vitit.

Edhe këtë vit si çdo herë tjetër janë hedhur aludimet se cilët ndër këta nëntë filma, janë më pranë fitores së trofeut.

Dy filmat më të pretendentë për çmimin “Oscar” këtë vit janë “La La Land” dhe “Moonlight.

Ky i fundit është një film, në të cilin bëhet fjalë për romancën e dy njerëzve të zinj, të cilët po plaken brenda qytetit të Miamit, të drejtuar nga një njeri me ngjyrë i zi po ashtu. Andaj është cilësuar jo vetëm si një film i gjendur rëndom në listën e të nominuarve, por pretendent për ta fituar çmimin kryesor, ndonëse shumica e analistëve nuk janë dakord.

Por vëmendja më e madhe është drejtuar tek muzikali “La La Land”, film i cili u prit me padurim nga publiku dhe në momentin që u dha premiera, salla ishte e mbushur plot.

Janë disa arsye pse “La La Land” mund të jetë fitues i këtij viti në “Oscars”.

Filmi “La La Land” është muzikali i parë që nominohet për “filmin më të mirë” në ceremoninë e “Oscars”, që nga “All That Jazz” në vitin 1979. Gjithashtu ka pasur sukses shumë të madh në “Golden Globe”, duke rrëmbyer shtatë çmime: “Regjisori më i mirë” , “Skenari më i mirë”, “Kënga më e mirë origjinale”, “Kolona zanore më e mirë origjinale”, “Aktori” dhe “aktorja më e mirë” si dhe “Filmi më i mirë në zhanrin Musical ose komedi”.

Regjisori Damien Chazelle është një tjetër arsye më shumë që ky film të shkojë drejt fitores. Chazelle është bërë shumë i njohur në Hollywood, dhe është nominuar shpesh viteve të fundit në disa çmime të rëndësishme. Ndërsa filmit nuk i mungojnë gjithashtu edhe një kastë e mirë aktorësh, ku dy protagonistët kryesorë, dyshja Gosling-Stone janë bërë ikonat e publikut, dhe mund të krahasohen me dyshe të tjera të së shkuarës si Tracey dhe Hepburn, Powell dhe Keeler, ose DiCaprio dhe Winslett mbi të gjithë.

Filmi inspirohet nga Holliwoodi i vjetër, teksa fakti që shoqërohet me muzikë gjatë gjithë kohës e bënë edhe më të dashur për syrin e publikun. Kombinimi i magjisë me realizimin, gjithashtu titulli që i përshtatte mjaft mirë janë të tjerë komponentë të rëndësishëm, të cilët i ngrisin vlerat filmit.

Një histori dashurie mes dy të rinjve e shoqëruar me muzikë, ku të gjithë mund ta gjejnë veten në të, dhe mbi të gjitha film që nuk transmeton asnjë mesazh politik, është arsyeja më e fortë që “La La Land” të jetë filmi fitues këtë vit në “Osars”.

“La La Land” ka gjithsej 14 nominimet në këto kategori: “Filmit më të mirë”, “aktorit”, “aktores”, “producentit më të mirë” etj, muzikali që flet për një aktore në vështirësi dhe të dashurin e saj pianist “Jazz”-i, ka barazuar rekordin e regjistruar në vitin 1997 nga “Titaniku” dhe atë të 1950-s me filmin “All about Eve”.

Mbetet të shihet se a do të jetë ky filmi triumfues në mbrëmjen “Oscars 2017”?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat