“Oscar”-i në duart e një myslimani për herë të parë

Filma

“Oscar”-i në duart e një myslimani për herë të parë

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 07:05
Mahershala Ali

Ishte Mahershala Ali ai i cili rrëmbeu “Oscar”-in e parë në edicionin e 89 të “The Academy Awards” si “Aktori më i mirë joprotagonist”, për interpretimin e tij në “Moonlight”.

Të nominuar për këtë çmim ishin edhe Jeff Bridges, Hell or High Water; Lucas Hedges, Manchester by the Sea, Dev Patel, Lion, si dhe Michael Shannon, Nocturnal Animals.

Ali interpreton Juanin, një shpërndarës droge në Miamin e viteve ’80. Ndonëse shfaqet vetëm në pjesën e parë të filmit, personazhi i fuqishëm e spikat Mahershala Ali.

Çmimin për “Dokumentarin më të mirë” e mori “O. J.: Made in America”. Një dokumentar i regjisorit Ezra Edelman i bazuar në gjyqin, me gjasa më të bujshëm të fundit të shekullit 20 në Shtetet e Bashkuara. Historia e O.J Simpson e rrëfyer nga ngritja e karrierës së tij si një yll i futbollit amerikan, tek akuzat për vrasjen e ish-gruas dhe mikut të saj. Një rrëfim mbi krimin, mediat, famën e ligjin i treguar hollësishëm për më se 8 orë në këtë dokumentar të ndarë në seri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat