10 ndryshimet që do të shohim në versionin e ri “E bukura dhe bisha”

Filma

10 ndryshimet që do të shohim në versionin e ri “E bukura dhe bisha”

Më: 7 mars 2017 Në ora: 11:05
“E bukura dhe bisha”

Data e premierës “E bukura dhe bisha” po afron dhe ne jemi të gjithë kuriozë për të parë dallimet që ky version do të ketë nga versioni i animuar që e kemi adhuruar për vite me radhë. Më poshtë, kemi renditur 10 ndryshimet e mëdha që pritet të shohim në filmin e ri.

Disa prej tyre priteshin e disa të tjera janë surpriza e këtij versioni…

1.      Filmi i ri është më i gjatë

Llogarisni që do t’ju duhen 2 orë e 9 minuta për të parë filmin e ri “E bukura dhe bisha”. Në ndryshim nga filmi i animuar, versioni i ri do të zgjasë 1 orë më tepër.

2.      Në versionin e ri ka disa këngë të reja

Së pari kemi solon e interpretuar nga Audra McDonald,  që do ta dëgjojmë në fillim të filmit. Së dyti kemi “How Does a Moment Last Forever” nga Celine Dion, një këngë që përsëritet disa herë gjatë filmit, gjithashtu dhe “Days in the Sun” nga Alan Menken dhe “Evermore” e interpretuar nga Bisha pasi ai e lë Belën të shkojë…

3.      E shohim princin përpara se ai të shndërrohet në bishë

Tek version i animuar, ne nuk e shohim fytyrën e princit, ai na shfaqet që në fillim si bishë pas disa xhamave. Në versionin e ri, shohim princin i cili përgatitet për të shkuar në një festë mbretërore.

4.      Në këtë version, Bela nuk u lexon deleve

5.      Maurice (babai i Belës) është piktor

6.      Gaston gjithashtu ka një histori që fshihet pas tij

Në versionin e animuar, Gastoni ishte thjesht një njeri që vërtitej rrugëve të qytetit. Në filmin e 2017 ai shfaqet si kapiten i sapokthyer nga lufta, i cili ushqen një fiksim për Belën dhe bën çdo gjë për ta pasur atë.

7.      Nuk përmendet mosha e princit (Bishës).

8.      Në versionin e ri të filmit njohim për herë të parë historinë e nënës së Belës.

9.      Bela dhe Bisha, të dy pëlqejnë shkrimet e Shakespeare, të dy pëlqejnë të lexojnë.

10.    Në versionin e ri kemi ndryshime në përdorimin e aksesorëve të Belës në ballo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat