Uma Thurman aktorja kryesore në filmin e Lars von Trier

Filma

Uma Thurman aktorja kryesore në filmin e Lars von Trier

Më: 7 mars 2017 Në ora: 18:05
Uma Thurman

Aktorja amerikane Uma Thurman luan rolin kryesor të gruas në filmin e ri të regjisorit danez Lars von Trier “The House That Jack Built”, rrëfim për vrasësin serial.

Thurman aktron në film, xhirimet e të cilit kanë nisur sot në Suedi, bashkërisht me kolegun amerikan Met Dilon dhe aktorin e madh gjerman Bruno Ganc. Në film, i cili pritet të dalë në kinema gjatë vitit të ardhshëm, do të luajë edhe mbesa e Elvis Prisleyt të famshëm, Riley Keough. Regjisori Lars von Trier, i cili ka shtuar “von” në mbiemrin e tij, pasi ashtu e quajnë miqtë, është i njohur për nga humori i zi dhe skenat provokuese.

Filmi i tij i fundit “Nimfomania” (2013) me skena eksplicite të seksit ishte ndaluar në shumë vende. Rolin kryesor në këtë film e luan Charlotte Gainsbourg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat