Claude Lelouch, regjisor i mirë - më aktorë shumë!

Filma

Claude Lelouch, regjisor i mirë - më aktorë shumë!

Nga: Bajram Sefaj Më: 18 mars 2017 Në ora: 09:11
Claude Lelouch me aktorë të tjerë

Ky regjior i njohur, në filmin e tij më të ri artistik, ka tubuar (në një vend), madje njëzet e gjashtë artistë, yje të kinematografisë së madhe franceze.

Filmi më i ri i regjisorit të njohur francez Claude Lelouch, «Chacun sa vi», që këto ditë (saktësisht kësaj të mërkureje) nisi rrugën e eksplotimit nëpër gjithë Francën e, (pastaj nëpër gjjitë botën), si zakonisht, në opinionin e këtushëm filmdashës, zgjoi interesim të jashëzakonshëm. Kështu është përherë kur në opinion shfaqet vepër e re këtij regjisori të njohur, të dashur e të popullarizuar, tash në moshë të shtyer tetëdhjetë vjeçe e me elan, enuziazëm, energji  e humor të një të riu.  Kështu  është përherë, edhe sot e kësaj dite, saherë që shfaqen veprat filmike të tjetrit regjisor francez me emrin Claude (Chabrol), apo të François Truffaut, Jean-Luc Godard, Louis Mall, të atyre regjiosëve francezë që përbejnë çarkun e njohohur Nouvelle Vague, lëvizjes së njohur «Vala e re» të kësaj knematografie të njohur dhe më renome.

Filmi ri i rgjisorit Claude Lelouch «Secili jetën e vet» (rrëfën, ose ka, jetën e vet, apo kështu disi, në përkthim të lirë !), rrugën e ekploatimit, sikurse shënova më lartë, e çeli me premierë solemne të merkurën, i parapriu jehonë e paparë propaganduese dhe reklamuese.

Pse ndodhi kjo?

Ky film artistik (që është i dyzetë gjashtë-shtati me radhë në karrienrën e tij të pasur krijuese), ishte edhe një sfidë që nuk bënte pa e la. »Një si borxh i madh që kisha ndaj famijës time të madhe aktoreske që bashkëpunuan me mua, gjatë gjithë këtyre vjetëve- thotë Lelouch dhe shton, «kështu lindi ideja për realizimin e këtij projekti që nuk tjëtër pos një sagë, një sagë kolektive ».  Regjisori Lelouch, mblodhi rreth vetës  një plejadë të tërë akotësh e aktresash,me të njohuar të tregu të artit të shtatë francez që në këtë çast i ka në « qarkullim ».  Ansambli ie aktorëve të angazhuar në këtë projekt përbehet prej njëzet e gjashtë aktorësh, gjthithsej, ose prej dy herë nga trembëdhjetë. Kjo dy herë nga trembëdhjetë e ka intrigën,  arsyen brenda vetës ! Që lidhtet diku (heret a vonë) me shifren prestigjioze 13 !  (Kësaj radhe po e kapërcej, po e lë bosh, po  e lë të fle rehat në shtratin e «misterit» të vet, derisa t’i vjen vakti i shqyrtimit, nëse ai vakt vjen donjëherë.

Ja disa nga ëmrat më të kumbueshëm të aktorëve të angazhuar: Jean Dujardin, Christophe Lambert, Antoine Duléry, Elsa Zylberstein, Stéphane De Groodt, Gérard Darmon, Mathilde Seigner, Johnny Hallyday, Éric Dupond-Moretti, e të tjerë. Ky i fundit, në kushte e rrethana të tjera, më të shlirshme, do të meritonte tretman tjetër. Prezantim më të përimtuar. Por edhe atë e lë për njeherë tjetër, më të ngëshme !

Shtoju këtyre të permendurve  edhe të tjerët, atëherë para vetës kemi një «porteret koletiv» të yjeve të ndritshëm të parakalojnë në këte vepër, brenda një ore e pesdhjetë  e gjashtë minuash, sa zgjatë filmi në të cilin aktorët, secili në mënyrë të vetë, shplosin jetën e tyre artistike autentike dhe, gati-gati, në mënyrë dokumentare. Ndoshta pikërisht në këtë detaj edhe mshihet hilja e interesimit të madh për filmin e ri (jo të fundit) të këtij regjisori me shokë (aktorë) shumë rreth tij.

Në fund të kësaj kronike të shkutër mbi filmin më ti të Claude Lelouch, ju përkujtoi se Lelouch është edhe ngadhjyes i shpëblimit Pala e Artë e Cannes, të festiavit më, pra, më të njohur dhe të më të rndësishmit kinematografik në botë, për filmin e tij të njohur «Un homme et une femme», në vitin, tashmë, të largët, 1966.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat