Atkinson luan ”Mr Bean” vetëm për adhuruesit e tij në Kinë

Filma

Atkinson luan ”Mr Bean” vetëm për adhuruesit e tij në Kinë

Më: 19 mars 2017 Në ora: 20:36
Rowan Atkinson aka Mr Bean

Aktori i njohur Rowan Atkinson u ka dhënë adhuruesve të tij edhe njëherë karakterin e tij botëror Mr Bean.

Këtë e ka bërë gjatë preimerës së filmit të tij të fundit i cili u lansua vetëm në Kinë.

Komediani tashmë 62 vjeçar vendosi që të ringjall edhe njëherë karakterin e tij për audiencën e fortë kineze, që nga divorci që pati me gruan e tij prej 24 vjetësh.

Filmi i quajtur ”Top Funny Comedian” pritet të jetë tejet fitimprurës, pasi ”Mr Bean’s Holiday” i realizuar në 2007, vetëm në Kinë, pati të ardhura bruto më shumë se £2.4million.

Mr Bean i cili mendohet të ketë vlerën prej £70million, doli në skenë për të performuar rolin e tij prej një memeci që praktikisht ka gjuhë të çuditshme.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat