Kushtrim Hoxha në serialin 'The Americans'

Filma

Kushtrim Hoxha në serialin 'The Americans'

Më: 23 mars 2017 Në ora: 09:55
Kushtrim Hoxha

Bëhet fjalë për episodin e tretë – “The Midges”, ku Hoxha ka pjesën e tij.

Aktori Kushtrim Hoxha u paraqit me disa skena në serialin “The Americans”.

Hoxha, i cili prej kohësh po bën karrierë në Amerikë, do të jetë nesër mbrëma në disa skena të serialit i cili transmetohet në FX Channel, me fillim prej orës 22:00.

Bëhet fjalë për episodin e tretë – “The Midges”, ku Hoxha ka pjesën e tij.

“The Americans” ka nisur transmetimin në vitin 2013-të ndërsa vitin e kaluar ka nënshkruar edhe për sezonin e pestë dhe të gjashtë. Seriali flet mbi Luftën e Ftohtë të viteve 1980-të, ku një çift oficerë në KGB jetojnë në Virgjinia bashkë me fëmiun e tyre.

Hoxha ka luajtur edhe në disa seriale tjera amerikane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat