Legjenda e Hollivudit Shirley MacLaine, sërish në film

Filma

Legjenda e Hollivudit Shirley MacLaine, sërish në film

Më: 27 mars 2017 Në ora: 15:49
Aktorja Shirly MacLaine

Aktorja Shirly MacLaine është një legjendë e Hollivudit dhe në moshën 82 vjeçare është ende e mbushur plot me aktivitete.

Një karrierë e gjatë prej 60 vitesh, 6 kandidatura për çmimet Oscar, një statujë e fituar në 1984 për “Dëshira për përkëdhelje”, 19 kandidatura dhe 5 fitore në Golden Globe, dy “Coppe Volpi” në Venezia dhe dy “Arinj të Argjendtë” në festivalin e Berlinit , një Ari të Artë për karrierën dhe gati 100 filma janë numrat e pabesueshëm të një mbretëreshe të kinemasë amerikane të dedikuar komedive.

Larg pensionit, ish Irma rikthehet në ekranin e madh me “Armikja e adhurueshme”, në rolin e Harriet Lauler, milionerja e mësuar të kontrollojë gjithçka që e rrethon, përfshirë edhe njerëzit.

Filmi i duartrokitur në Sundance, mbërrin në sallat e kinemasë në 4 maj. Ai është një duel interpretimi me të renë e talentuar Amanda Seyfried, e publikuar në 2004 në filmin “Mamma Mia”. Në historinë e filmit Harrier vendos një ditë të kontrollojë edhe atë që do të thonë për të pas vdekjes. Ajo ngarkon Anne (Amanda Seyfried) , një gazetare të re me ambicie letrare, të shkruajë historinë e saj. Mes tyre do të lindë një miqësi e sinqertë, sa qesharake dhe konfliktuale, mes dy grave të forta dhe të lira.

“Mikja e adhurueshme”, është shkruar në pjesën më të madhe nga një grua e lindur në kohën kur nuk kishte hapësirë për gratë në botën e biznesit”, shpjegon protagonistja Shirley MacLaine, legjenda autentike e historisë së kinemasë.

“Në atë kohë nëse dikush dëshironte suksesin , duhet të kishte një puls të fortë dhe të komandonte të gjithë. Për këtë motiv personazhi im sillet në atë mënyrë, por në të njëjtën kohë ia del të jetë shumë argëtues. Ajo e di që ka mërzitur shumë njerëz gjatë jetës së saj, por megjithatë dëshiron të kujtohet për mirë. Filmi tregon marrdhënien mes dy grave , që falë inkurajimit reciprok bëhen të afta të përballojnë situata dhe ndjenja ashtu siç nuk e dinin më parë. Mbi të gjitha të dyja përfundojnë të njohin më mirë veten e tyre”, shprehet MacLaine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat