Filmi hollivudian ku luan Val Maloku, tashmë në të gjitha kinematë botërore

Filma

Filmi hollivudian ku luan Val Maloku, tashmë në të gjitha kinematë botërore

Më: 1 prill 2017 Në ora: 10:40
Val Maloku dhe Jessica Chastain

Val Maloku në këtë film luan përkrah aktores së famshme Jessica Chastain, e cila ka qenë e nominuar për çmimin prestigjioz Oscar, sikurse që është e shpërblyer me çmimin Golden Globe.

Filmi “The Zookeepers Wife”, ku aktori Val Maloku luan krahas aktores me famë botërore, Jessica Chastain, që nga sot do të shfaqet në kinematë e botës në terminë të rregullta. Për një gjë të tillë ka njoftuar babai i Valit, Valon Maloku.

Valit i është ofruar roli i Ryszard ?abi?ski në filmin me regji nga Niki Caro, i cili zgjatë 126 minuta. Filmi është xhiruar në vitin 2015-të në Republikën Ceke.

Val Maloku me këtë rol i ka rezervuar vetes të tjera role filmike të cilat pritet ti vijnë viteve e muajve në vazhdim.

Val Maloku në këtë film luan përkrah aktores së famshme Jessica Chastain, e cila ka qenë e nominuar për çmimin prestigjioz Oscar, sikurse që është e shpërblyer me çmimin Golden Globe.

Filmi “The Zookeepers Wife” është një film premtues i cili mund të jetë edhe një portë e madhe për djaloshin Val Maloku. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat