Adriana Xhajanka, individualiteti i veçantë i një kinoregjisoreje

Filma

Adriana Xhajanka, individualiteti i veçantë i një kinoregjisoreje

Më: 2 prill 2017 Në ora: 08:05
Adriana Elini – Xhajanka

Ajo portretizoi filmikisht figurën e Kolë Idromenos:  piktor, arkitekt, kineast. Ç`befasi emocionuese me drithërim që ndjeva kur bashkërealizuesi i një filmografie të pasur kineasti  Ferdinand Karuni, më ftoi që ti realizonim një film dokumentar kinoregjisores Adriana Elini – Xhajanka, si një dëshirë e familjarëve të saj, bashkëshortit e të bijës Etleva.

U ndjeva në situatën më të veçantë pasi regjisores së filmave, me filmografi me një pjesë të përbashkët, vjen një çast kur na duhet ti bëjmë portretin filmik.
Këtë esse filmike për kineasten Adriana, po ua “transmetoj” me fjalën si një film i shkruar, këtë prill që është muaji i 80- vjetorit të kësaj regjisoreje.
Do të thoni Ju, përse nuk ua dhatë buqetën e vlerësimeve atëherë?

Unë e kam formuar buqetën e vlerësimeve në procesin e bashkerealizimit të filmave me Adrianën, dhe ja sot, kjo buqetë e vlerësimeve të mia e të kolegëve ka vlerën e një kurore homazhi ndaj saj.
 
Drejt artit të syrit. Montazhi, gjuha e filmit nga ajo hodhi hapin e parë.
“Syri flet më shumë se buza”. Mu ndërmend  kjo aksiomë, teksa njoha nga afër regjisoren Adriana, këtë mëtuese për tu bërë kineaste dhe më befasoi e mrekulloi fakti se si perputhen tipi, natyra e njeriut, që edhe kur flet, i bulëzon fjala, mendimet me zë të ulët, dhe përvetësimit të artit të syrit, sic është kinemaja, pikërisht, nga makineria për montimin e filmit, sic është Moviola, ku Adriana u ul në moshën 20-vjeçare drejt filmografisë së mëse 50 filmave.
1957. Pesë vite nga dita kur montazheria e kinoditarit të parë të prodhuar me “drithë vendi”  Xhanfise Cipi-Keko, i dha Krymenistrit të vendit, gërshërën për të prerë fjongon, që në miniaturë i parapriu kilometrave të pelikulave të filmave që do të realizoheshin nga institucioni i parë shqiptar filmbërës
Ç’kapërcim bëri 20-vjecarja Adrianë: nga bankat e shkollës së mesme pedagogjike, drejt bankës së Mavioles – makineri e montimit të filmit, ketu ku syri veshtrimndrojtur përballë ngrehinës gjigante të Kinostudios, do të bëhej më i sigurt për tu shkathtësuar si syri i montazhieres.

Ky kapërcim i vajzës që mëtonte të bëhej kineaste vijoi: nga dërrasa e zezë, nga ku duhej tu fliste nxënësve kureshtarë për mësimin e ditës, drejt ekranit të vogël të Moviolës, ku paraprakisht projektohej filmi qe do shfaqej në ekranin e madh të kinemasë.

Në cfcarë atmoosfere po hynte 20-vjecarja për tu përgatitur si kineaste? Mu në moshën e lules së vajzërisë Adriana çapiti drejt ngrehinës së institucit filmbërës, me ëndërrimin për të realizuar filma, dhe i hyrë detit të artit të shtatë, për ta mësuar nontin duke notuar drejt brigjeve të filmave të parë.
Në krahë të montazhit kishte Xhafise Çipin –Kekon.

Xhanoja i dha zemër, sepse, kjo montazhiere e kinoditarit të parë shqiptar, e nisi rrugën nga biletashitëse për të kapërcyer drejt hapësirave të realizimeve për shikimin e të cilëve do të shiteshin miliona bileta dhe shikuesit shqiptar, do të mrekulloheshin para tyre.

Po ç’zemër tjeter do ti jepte Xhanoja Adrianes? Kjo delegate e kinostudios në konferencën e Partise së Tiranes, e njohur ndryshe si njolle e zeze në jetën e Partisë se Punës, Xhafize Keko tha: “I ngopuri nuk e kupton të uriturin” dëgjova diskutimin e Vito Kapos, një fjalim i dobët dhe u revoltova.

Ndër ngarjet e bujshme të kësaj kryqëzate shpagimi, ka qenë goditja e kineastëve të Kinostudios “Shqipëria e Re”, një aksion ky që i ishte besuar Manush Myftiut, një eksponent i lartë i Partisë së punës.
  
“Filmat dëshmorë” nën trysninë e të cilëve punonte Adriana
Klima që i ngjante një deti të qetë në sipërfaqe, me rryma në brendësi të tij, do të shoqëronte vitet e punës e të kapërcimeve krijuese për kinoregjisoren e ardhshme Adriana. Në tavolinën e montazhit, në të cilën punonte Adriana, për ti dhënë formë si produkt filmik, mijëra kilomentrave të xhiruara drejtë shfaqjeve në ekranet e kinemase, siç kam vëzhguar dhe unë, qendronin kutitë e filmave dokumentarë, që kishin rënë dëshmor të lirisë së shprehjes, e u ngjanin “kokës së prerë të macës” në pragun që kapërcente hapi i nuses drejt shtëpisë së burrit.

Të tillë filma dëshmorë të rinj: “Nëpër  shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor të Mitat Fagu”, “E djela në Tiranë”, “Përjetësia”, të Dhimitër Anagnostit” qëndronin si një trembjeje, tërheqje vëmendjeje  “disiplinim” edhe për kinoregjisoren e re të montazhit.
 
Rishtazi, përtej “Horizonteve të hapura”
Fatmirësisht, në tavolinën e montimit, në krahë të Adrianës, qëndronte Viktor Gjika, regjisori, i cili po bashkëpunonte me montazhieren e re, për montimin e filmit më të ri artistik. 
Për Adrianën që mund të ishte bërë mësuese, tashmë ka fatin të jetë “nxënëse” e një mësuesi kaq të madh, siç është për brezat e kineastëve, kinoregjisori Gjika. 
“Pagëzimi” profesional i regjisores së re të montazhit, është filmi artistik, “Horizonte të hapura”, me regjisor Viktor Gjika, skenarist, shkrimtari Dritero Agolli, simbolikisht edhe një horizont i hapur për kineasten e re. Filmi tjetër, që ka dalë nga duart e syri i kinoregjisores së re të montazhit, Adrianës, është “Estrada në ekran” e regjisorit Fehmi Hoshafi.
 
Gruaja që dinte se e kish emrin kineaste
Kujton historiani i kinemasë, Abaz Hoxha
Kjo ndodhi në mbrëmjen e 23 Majit, të vitit 1964. Komisioni të cilit asnjëri nuk i thoshte censurë, i nxori disa problem verejtjesh filmit, një ditë para premierës në qyetin e Përmetit.
Në gjuhën profesionale të kineastit, nënkuptoheshin rimontime, korigjime nga e para, pra, një punë voluminoze. Ajo qe do ta merte perseri ne duar filmin, ishte montazheria, e cila sapo kishte filluar muajin e saj të mjaltit. 

Ajo duhej të sinkronizonte dhe të montonte filmin. Të mos harrojmë se ishte koha që asnjëri nuk mendonte dot për shpërblime.  Adriana punoi gjithë natën deri në agim.  E tillë ishte kjo grua e papërtuar dhe korrekte, kineaste që nxori mbi 40 filma kronikalë dokumentar me vlera të larta, estetike e historike që do të mbeten në historinë e kinomatografisë shqiptare, dhe të vetë Adrianës për ta bërë atë të pavdekshme.
“Universiteti ynë”, është sprova e parë e krijimit dokumentar e  regjisores, tashme e aftësuar për të trajtuar elementët e filmit, kohën, ritmin dhe temporitmin, pra me gjuhën e filmit që po mësonte.
 
 
Dy gjuhët dhe dy pedagogjitë e kineastes
Adriana Elini – Xhajanka, i përket brezit të dytë të regjisorëve të montazhit e cila, nëpërmjet montimit të filmave, mësoi artin e gjuhës së filmit, për tu bërë një kinoregjisore që dallonte nga gratë e tjera kineaste, të cilat u përgatitën nëpërmjet montazhit drejt realizimit të filmave dokumentarë.
Dy gjuhët që mësoi kjo kinoregjisore, janë; njëra e mësuar në diplomimin në Fakultetin Fillolgjik, i kryer krahas punës në Kinostudio.
Mirëpo, ashtu siç ndërroi kahun e jetës, nga diplomimi për mësuesi, në petagogjinë e dhënë nga ekrani nëpërmjet filmave nga bota e femijeve, ashtu, do te ndërronte kah, duke lënë gjuhën e mësuar në fakultet, për tua shpjeguar nxënësve, duke përsosur gjuhën  e filmit, përmes së cilës do të komunikonte me bashkëkohësit, do tu transmetonte bashkëkohesin, nga ekrani ku shfaqeshin filmat e saj.
 
Galeria e portreteve filmike të bashkëkohësve
Regjisorja Elini, ishte vezhguese e heshtur.  Asaj I ka munguar patetizmi I asokohe për te arritur suksesin e dites. Ky njeri qe sjellim ne ekranet e filmit, a është më i përparuari, a është ai bashkëkohësi që përmban dokumentin njerëzor, dhe bashkëkohësin e përparuar?
Kjo ka përbërë problemin më të prekshëm, prioritet krijues të kësaj regjisoreje e cila si rrallëkush, bashkëpunonte me skenaristin qysh në bërthamën e filmit, e deri në zbërthime tekno-regjisorjale, sikronizimin e tekstit me figurën, por mbi të gjitha ajo sinkronizonte komunikimin qytetar, e marrëdhëniet me krijuesit e përbërësve të tjerë të filmit.

Mjafton të shohësh filmografinë e Adrianës, sidomos, filmat portret, si: Mjeshtri dhe nxënësi e tij, portretizon shpikësin e radiaos së parë shqiptare e themeluesin e prodhimeve radioteknike e televizive, dhe të tjerë filma “Me ndërtuesit e Muzeut Historik Kombëtar”, “Fanfarat e të vegjëlve”,  “Dritë në Koman”, “Furrënalta” , “Arti i lashtë, “Mjeshtra të rinj” për të pohuar se si kjo regjisore, ndryshe nga të tjerët, pasqyrimin e bashkëkohësve, do ta hiqte nga “Shtrati i Prokrustit “për ta vendosur në shtratin realist, jashtë autocensurës, duke portretizuar njerëz me botë shpirterore, me bashkëkohësi, si dëshmi e kohës në atë atmosferë totalitare.
 
“Manushaqja është një lule e bukur”
Po xhirohej në malësite e thella të Bogës, filmi, “Shkolla rreze alpeve” një portret kolektiv i mësuesve, nxënësve, malësoreve të Thethit.
Po realizohej filmi në një kohë kur Shqipëria i kishte te mbushura rruget deri ne Malesin e thelle, me tabela propagandistike, citate e slogane politike, te cilat terhiqnin syrin e kameras  si një urdher  I autocensueres. 
Ne episodin e një ore hartimi, regjisoria Elini, e la te lire mesuesen qe te shkruante titullin e temes, për ta filmuar e për ta perfshire ne film.  Mesuesja shkruajti ne derrase te zeze një fjale te thjeshte: “ “Manushaqia është një lule e bukur”  Ky episod, ngjalli kureshtje në kolektivin krijues. 
 
Filmografia shkencore-popullore- popullore e kinoregjisores Adriana
E  veçanta e tipareve krijuese të kësaj regjisoreje, janë titujt e problematikat e fimave shkencor-popullor, didaktiko-mësimor të tillë si: “Në roje të shendetit”  “Energjitika”  “Toka të Begata”, “Shkolla dhe prodhimi”, “Në sheshet e ndërtimit”.  Kinoregjisorja Elini, ka shfrytëzuar të gjitha mjetet shprehëse të filmit portret, për të zbërthyer përvojën e dobishme të më të përparuarve, “kyçin” e punës kërkimore shkencore, shpikjeve dhe racionalizimive të bashkëkohësve që i sillnin të mira materiale shoqërisë së kohës. Regjisura e pjekur dhe efektive e kësaj kinesateje, në këto filma kanë ndërthurur element të arsenalit, te gjuhës së filmit shkencor popullor, si një mision që e ka gjinia dokumentare dhe e përmbushte kjo kineaste.
 
Filmat portret për figurat historike e kulturore
Filmografia e kinoregjisores Adriana, është një mozaik i kompozuar me guralecët e llojeve e të nënllojeve të gjinisë së filmit, ku dallohen filmat portret të tillë si: “Atje u fol me pushkë e penë për mëmëdhenë”, “Ju përshëndes “ Manush Alimani’  “Autobiografia e Brigades që ngriti flamurin e clirimit”, “Kole Idromeno”.  Mesazhet historike arsimdashese, kulturëpërhapëse, atdhetare, me rrezatim mbarë kombëtar të figurave te formatit mbareshqiptar, kjo regjisore, ne filmat e lartepermendura, I ka transmetuar me nivel te larte professional, sidomos duke përdorur mjetin shprehës artistikodokumentar të rivendosjes në këto filma.

Figurat janë portretizuar sepse, regjia ka bërë transplantimin e karakterit të heronjve të lartpërmendur me rindertimin e fakteve jetësore, historike të bëmave të tyre, me mjetet e filmit dokumentar duke aktivizuar edhe arsenalin artistik, natyrisht duke perçuar stilizimin e tyre dokumentar. 
Në këto filma portrete vendosja e fakteve me një regjisure të kulturuar është realizuar për te zbuluar anën dokumentare për të kompromentuar të vertetën historike.
 
 
Kinoregjisorja-festivaliste me trofe filmash fitues
Çfarë simbolike që do ta deshironte gjithekush nga kineastët. Pikërisht, në muajin Prill, me te cilën fillon pranvera, fillonin edhe tradicionalisht festivalet e filmave shqiptare. Prillin do ta përjetonte me ndjesi të forta shpirtërore e krijuese, Adriana, edhe si regjisore konkuruese ne festival, por edhe me bilancin njerezor qe I bente vetes ne prillin e ditelindjes se saj.

Kurorezimi ne një festival I perpjekjeve te kineasteve shqiptar, erdhi si vijim I një tradite te hereshme, bile te kahereshme te artisteve shqiptar.  Festivali zhvillohet ne Prill, ne një periudhe qetesie dhe reflektimi pas prodhimit  te një viti me pare ai, kthehet ne një feste te pushtimit te ekranit shqiptar, dhe një nga keta “ pushtuese” do te ishte edhe kinoregjisorja Adriana Elini. 

Qysh ne festivalin e parë të filmit, i cili vjen pas goditjeve te renda qe ka marre jeta kulturore shqiptare, veçanerisht në pikture, muzikë dhe dramaturgji, kinoregjisorja, Adriana Elini, konkuroi me filmin dokumentar “Qilimat tanë”, por, deri këtu krijimtaria e saj nuk eci mbi qilim, ashtu siç edhe do të vijonte në të ardhmen

Dihet, se filmat e autorëve pretendent për të marrë pjesë në festivalet e filmit, kalonin në një process përzgjedhjeje, në sitat më të holla, prandaj dhe ndjehesh i vlerësuar dhe i kënaqur kur arrin te perfshihesh me filmin tend ne kalendarin  e festivalit.

Ne festivalin e dyte të filmit shqiptar, regjisorja Elini, konkuron me filmin dokumentar ”Shtëpite malore të pushimit”  me skenar letrar dhe tekst te shkruar nga Ilia Dede.  Por, paradoks është fakti  se, ndersa filmi u vleresua ne festivalin e Kajros, nga një juri nderkombetare, na u krijua sherri  me drejtuesit e BPSH, pse ne nuk kishim në film pushuesit që lexonin veprat e Partisë dhe të “shokut Enver”, ndërkohë që filmi transmetonte imazhin real e të bukur të problemit qe kish filmi.

Filma dokumentar kanë mbetur si dokumenti i gjalle i kohës dhe i njerëzve. Adriana si regjisore e kulturuar, nuk ka qenë nën  ethet e festivalomanisë, sic ishin kapluar kolegët e saj që vraponin drejt temave jubilare të mëdha, pllakateske dhe u serviloseshin jurisë së vërtetë, qe ishin drejtuesit e lartë të partisë, si e si te rrembenin kupat.
 
 
Festivali i katër, divorc me dokumentarin
Kjo ndodhi ne festivalin e katërt të filmit. Këtu bashkohen ne një, sesionet e filmit vizatimorë me filmin artistik. 
Ka një të papritur.  Dhe kjo ka të bëjë, me ndarjen e këtij festivali nga ai i filmit dokumentar, thua se bëhej divorc me dokumentarin, i cili nuk kishte mundësitë e artistikut, për ti hyrë botes se njeriut me me thellesi. Çfarë paradoksi. 
 
Filmat konkurues dhe fitues të kinoregjisores Elini si më e mira e festivalit

Rrjedha e festivaleve të filmave dokumentar, derdhet në shtratin e tij, me kahun drejt grykëderdhjes në detin e kinomatografisë shqiptare. Regjisorja Elini konkuron me filmat portret: “Ju pershendes” “Mjeshteri dhe nxesit e tij”. Trofetë: filmi “c`do vije- një vizatim” me skenar te Shpresa Vretos, fiton medaljen e regjisores më të mirë të festivalit të filmit. Një fakt domethenës : filmin portret për figuren e piktorit, arkitektit, kineastit Kole Idromenos, kjo regjisore do ta shfaqte mu në shtëpin e Idromenos, atje ku edhe janë bërë shfaqjet e para të filmit në vitin 1905.  Ky film fitoi çmimin e tretë në fistivalin e filmit dokumentar. 
 
“Faleminderit Adriana për thesarin që ke lënë”
Natasha Lako, shkrimatare skenariste, ish-drejtore e Arkivit Shteteror të filmit shqiptar.
Këto vlerësime ajo i ka publikuar ne botimet e saja, ku jep konsiderata për kinoregjisoren Elini -Xhajanka
“As Adriana vet nuk ka qenë shumë e ndërgjegjshme për thesarin që na ka lënë, në ate imazh analitik dhe të durueshëm.  Pa këndvështrimin e saj, nuk do të kishim ato portrete njerëzish, ato plane të jashtëzakoneshme. Për këtë sot i themi:  Faleminderit!. Por sot  njerëzit nuk janë aq koshientë për të pare çfarë gjurme jete na ka lënë këndvështrimi i Adrianës“.
 
Agim Fortuzi, artisti i merituar:
Agim Fortuzi, është një nga kater operatorët e parë, të kinomatografise shqiptare, artisti i merituar, laureate i çmimit te Republikes, për disa filma dokumentare  si dhe i pari operator, me te cilin kineastja e re, ka xhiruar suzhetet e kinoditareve dhe filmin e pare “ Qilimat tane” te Adriana Elinit. Ai mund te konsiderohet si një nga “kontribuesit” ne formimin e personalitetit te regjisores Elini.
Ai është shprehur me vleresime të larta për Adrianën, ndërkohë që po xhironin sëbashku me Ferdinantin një film portret në Gjelivizion, për Fortuzin.  Mijëra kilometra film, janë histori e theksuara në celuloit dhe kanë vlera të pallogaritshme.
Edhe një sekuencë, një kuadër, apo një metër film ka një vlerë të paçmuar, pasi është një qelizë e këtij populli, në një çast të caktuar.  Sa emocion  ndjen, kur shikon qofte edhe disa çaste të kohërave, çfarë pune e sforcime vetmohuese, u  është dashur autorëve për ato që shikon, një nga të cilët është dhe regjisorja Elini
 
Dokument-ar, ar- dokument derdhi Adriana në bankën e filmave
Një përcaktim të tillë për dokumentarin, kaq të gjetur e përkufizues, e vendosa në linjën permbyllëse të përvijimit të profilit të kinoregjisores Adriana Elini, në këtë Prill të tetëdhjetë, kur ajo i mungon muajt e saj, por emri i saj, dritëson në filmat dokumentar të shfaqura në ekrane, sepse ekrani është qepalla e syrit të kineastes të artit të syrit që na ka lënë mesazhe në jetëgjatësi dhe rezonancë vlerash historike e njerëzore. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat