Beyonce në remake-n e filmit të njohur të animuar

Filma

Beyonce në remake-n e filmit të njohur të animuar

Më: 2 prill 2017 Në ora: 13:30
Beyonce

Diva e muzikës pop, Beyonce do të huazojë zërin luaneshës Nali, nga filmi i animuar “Mbreti i luanëve”, remake i të cilit do të dalë viteve të ardhshme.

Regjisori Xhon Favro tha për media se Beyonce ishte përzgjedhja e parë për mbretëreshën Nali, derisa luanin Simba do ta “luajë” reperi Donald Glover. Nga ana tjetër, aktori Xhejms Erl Xhons do të huazojë zërin luanit të vjetër Mustafa.

Edhe pse Beyonce nuk ka konfirmuar këtë lajm, miqtë e saj kanë zbuluar për media se këngëtarja është shumë e lumtur  që do të jetë pjesë e filmit të animuar.

“Ishte shumë e lumtur dhe e nderuar. Madje, tha se fëmijët e saj një ditë do të jenë krenarë me të për shkak të këtij roli”, tha një burim i afërt me këngëtaren.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Beyonce angazhohet në filma të animuar. Tashmë ajo ka huazuar zërin mbretëreshës Tara në filmin e animuar “Epic”, ndërsa ka realizuar edhe dy role të rëndësishme në filmat “Austin Powers në Goldmember” dhe “Dreamgirls”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat