Rosamund Pike merr rolin e reporterës së luftës në Kosovë

Filma

Rosamund Pike merr rolin e reporterës së luftës në Kosovë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 02:30
Rosamund Pike

Matthey Heineman, që së fundi realizoi dokumentarin “Cartel Land” i cili ishte i nominuar për Oscar, është regjisori i filmit të ri, që do të nisë të xhirohet në tetor në Britani të Madhe dhe Lindje të Mesme.

Storiet e njerëzve që kanë treguar trimëri në punën e tyre gjithmonë janë zgjedhur për filma. Aktorja e njohur Rosamund Pike ka marrë një rol të tillë, pasi është pajtuar të luajë rolin e reporteres së luftës Marie Colvin.

Në këtë film, të cilit akoma nuk i dihet titulli, përfshihet puna e Colvinit edhe gjatë raportimeve të luftës në Kosovë.

Image

Në film do të ketë pjesë edhe nga raportimet e saj në zonat tjera të luftës si Çeçenia, Sierra Leone, Zimbabve dhe Shri Lanka ku kishte humbur syrin në vitin 2001.

Colvin kishte vdekur në vitin 2012 në një sulm me raketë, teksa ishte duke raportuar nga lufta civile në Siri.

Matthey Heineman, që së fundmi realizoi dokumentarin “Cartel Land” i cili ishte i nominuar për Oscar, është regjisori i filmit të ri, që do të nisë të xhirohet në tetor në Britani të Madhe dhe Lindje të Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat