Kanë, shfaqet filmi i Coppola

Filma

Kanë, shfaqet filmi i Coppola

Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:32
The Beguiled

Regjisorja Soffia Coppola prezantoi në Kanë filmin e saj të ri “The Beguiled”. Protagonistët Nicole Kidman, Kirsten Dunst dhe Colin Farrell u pritën me ovacione nga spektatorët, nënshkruan autografë dhe pozuan për aparatët fotografikë.

Gjatë konferencës për shtyp, Coppola shpjegoi se përse i kishte kërkuar aktores Kristen Dunst të humbte peshë. Në një intervistë për “Variety” në muajin maj, Dunst tha se regjisorja i kishte kërkuar të dobësohej për rolin, diçka të cilën e kishte refuzuar, pasi, siç tha, do ta kishte të vështirë. Kjo nxiti shumë portale mediatike të duatrokisnin vendimin e aktores.

“Ata e nxorën jashtë kontekstit. Unë nuk do t’i bëja kurrë presion një aktoreje që të humbiste peshë, por historia zhvillohet gjatë Luftës Civile dhe njerëzit nuk kishin shumë për të ngrënë. Edhe Colin Farrellit iu desh të dobësohej", tha Coppola.

Nicole Kidman është në rolin e drejtoreshës së një shkolle për femra, të cilat kanë mbetur të bllokuara pas gardheve për shkak të Luftës Civile. Ardhja e Farrellit, një ushtar i plagosur amerikan, zgjon dëshirat e represuara tek personazhet femërore, përfshirë Dunst, e cila interpreton një mësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat