Morgan Freeman realizon dokumentar për Bosnjën dhe Hercegovinën

Filma

Morgan Freeman realizon dokumentar për Bosnjën dhe Hercegovinën

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 10:46
Aktori hollivudian dhe fitues i çmimit Oskar, Morgan Freeman

Aktori hollivudian dhe fitues i çmimit Oskar, Morgan Freeman, ka kaluar tre ditë në kryeqytetin e Bonjës dhe Hercegovinës dhe Srebrenicë, me ç’rast ka realizuar xhirimet për filmin e tij dokumentar.

Ai është duke realizuar një dokumentar për këtë shtet dhe bukuritë e Sarajevës e Srebrenicës do të jenë pjesë e episodit të parë.

Njëri nga aktorët kryesor këtu është, Senad Hadzifejzovic, përmes së cilit, Freeman dëshiron ta prezantoj Bosnjën dhe Hercegovinën.

Këta të dy kanë qenë edhe në Qendrën Memoriale në Potiçan.

Bashkëpunëtorët kanë thënë që Freeman nuk ka qëndruar indiferent ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe se ka dhënë një mesazh të fortë.

“Jeni të veçantë ngaqë keni përjetuar këtë ngjarje të tmerrshme, dhe disi jeni të përmbajtur. Kam qenë nëpër botë dhe kam parë eksperienca të ndryshme, megjithatë ju jeni ndryshe. Keni përjetuar këtë tmerr dhe pas saj nuk keni urrejtje ndaj njerëzve që ua shkaktuan, mirëpo i keni falur ata. E falja është një mjet shumë i fuqishëm” ka thënë Freeman.

Tutje ai ka folur për ish Jugosllavinë, duke thënë që Bosnja dhe Hercegovina paraqet popullatën e asaj bashkësie pas shpërbërjes, dhe se jo vetëm ata mirëpo tërë bota duhet të mësoj të jetojnë në harmoni, ndryshe nuk do t’ia dalim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat