PriDocs sjell dy premiera botërore

Filma

PriDocs sjell dy premiera botërore

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 18:35
Ilustrim

Pas gjashtë vitesh si program promovues PriDocs, programi dokumentarë i PriFest, në edicionin e 9-të këtë vit, vjen me karakter garues dhe në këtë program do të shfaqen gjithsej 16 filma në garë.

Dy premiera botërore, dy premiera ndërkombëtare, 6 regjionale dhe 6 premiera kosovare, përbëjnë programin dokumentar të PriFest 2017, dokumentarë që do të shfaqen para publikut Kosovar nga data 13 korrik e deri me 20 korrik.

Filmat vijnë nga vende të ndryshme të botë si Gjermania, Bosnia dhe Hercegovina, Spanja, Izraeli, Zvicra, Palestina, Çekia, Franca etj. dhe shumica e tyre do të prezantohen nga vet autorët e filmit që do të jenë prezent si mysafir në festival.

Filmat dokumentarë në këtë program premtojnë të zgjerojnë horizontet e audiencës së festivalit me tematika sociale që nisin nga lufta, politika dhe armët, e deri tek mbrojtja e ambientit, dashuria dhe sportet që thyejnë kufijtë e shteteve. Ky program pritet të sjell me të vërtetë shumë filma të veçantë, në mesin e tyre edhe filmin “Ghost Hunting”, i cili shënoi suksesin e vet si fitues i çmimit kryesor Grand Prix Award në Berlinale (Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Berlin) këtë vit.

Po aq i rëndësishëm është edhe filmi See you in Chechnya, në të cilin regjisori Alexander Kvatashidze në 68 minuta përmbledh pamje eksluzive dhe storiet rrënqethëse, të reporterëve të luftës famëkeqe në Çeçeni, të cilët i takoi atje, pasi nisi rrugëtimin e tij i tërhequr nga dashuria ndaj një fotoreportereje të luftës.

Lista e plotë e dokumentarëve që do të shfaqen në këtë program janë:  

1.    FOOT FIST, Francë, Premierë Botërore

2.    ENLIGHTENING, Spanjë Premierë Botërore

3.    SARAJ’VO, Bosnia dhe Hercegovina, Premierë Ndërkombëtare

4.    GUNS, Gjermani, Premierë Ndërkombëtare

5.    THE ART OF MOVING, Gjermani, Premierë Regjionale

6.    SEE YOU IN CHECHNYA, Francë, Premierë Regjionale

7.    NEVERTHELESS, AL QUDS, Palestinë, Premierë Regjionale

8.    GAZA SURF CLUB, Gjermani, Premierë Regjionale

9.    SPIELFELD, Gjermani, Premierë Regjionale

10.  GIRL POWER, Republikë Çeke, Premierë Regjionale

11.  I AM NOT FROM HERE, Spanjë, Premierë Kosovare

12.  BEN GURION, EPILOGUE Israel, Premierë Kosovare

13.  THE WONDERFUL KINGDOM OF PAPA ALAEV, Israel, Premierë Kosovare

14.  LIKE DEW IN THE SUN, Zvicër, Premierë Kosovare

15.  GHOST HUNTING, Palestinë, Premierë Kosovare

16.  BURNING ISSUE, Gjermani, Premierë Kosovare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat