Tarantino me film për vrasjet e Familjes Manson

Filma

Tarantino me film për vrasjet e Familjes Manson

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 22:06
Regjisori legjendar hollivudian, Quentin Tarantino

Regjisori legjendar hollivudian, Quentin Tarantino, ka filluar ta bëjë projektin e tij më të fundit, e që është një shtjellim ujnik i vrasjeve nga Familja Manson.

Projekti, titulli i të cilit nuk dihet, është shkruar nga Tarantino, i cili po ashtu do ta bëjë regjinë, shkruan Hollywood Reporter.

Harvey dhe Bod Weinstein, që kanë shërbyer si producentë në filmat e mëhershëm të Tarantinos, janë po ashtu të përfshirë në të.

Përfolet që pjesë e këtij projekti do të jenë edhe Brad Pitt dhe Jennifer Lawrence.

Ndërkaq një storie e skenarit sillet rreth Sharon Tate, aktores dhe gruas së regjisorit Roman Polanski, e cila u vra nga Manson dhe ndjekësit e tij më 1969.

Manson kishte urdhëruar një grup të ndjekësve të tij  që t’i sulmojnë banorët e një shtëpie në pjesën e Benedict Canyon të Los Angeles, duke besuar që zotërohej nga një producent muzikor që e kishte refuzuar atë në të kalurarën.

Më 1971, Manson dhe disa anëtarë të tij ishin dënuar me burgim të përjetshëm për këto vrasje dhe disa vrasje të tjera të kryera gjatë verës.

Nëse ky projekt realizohet, do të ishte unik pasi që do të ishte filmi i tij i parë që bazohet në ngjarje të vërteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat