Shfaqet filmi “Zoti i Shtëpisë”

Filma

Shfaqet filmi “Zoti i Shtëpisë”

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 19:51
Zoti i Shtëpisë

Filmi-dokumentar “Zoti i Shtëpisë”, i regjisores Danielle Bremer, është shfaqur sot nën organizmin e Qendrës Informative dhe Kulturore e BE-së. Ku tema e trajtuar në këtë dokumentar është një ndërlidhje në mes kanunit dhe jetës së përditshme, që në fokus ka gjininë femërore.

Regjisorja e këtij filmi, Danielle Bremer thotë se filmi është kryesisht një kombinim në mes kanunit dhe jetës normale që bëjnë gratë kosovare.

Ajo pohon se e ka lexuar Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe thotë se ka vërejtur se edhe sot jetojnë disa elemente të kanunit në shoqërinë kosovare.

Bremer: Kanuni edhe është gjallë

“Kam jetuar këtu si  nuse e Kosovës dhe kam qenë e interesuar në pozitën e grave në Kosovë, edhe kam filluar me lexuar kanunin, mandej kam vërejtur se brenda kanunit ka shumë sende që ende mundesh me pa këtu në shoqata, ende shumë sende prej kanunit janë gjallë dhe për mua ka qenë shumë interesante, mandej kam vendos me bërë një film me përdor edhe kanunin edhe me kombinuar bashkë me skenat, jetën normale në Kosovë“, tha ajo.

Ndërsa, producenti i filmit, Edon Rizvanolli tha se ideja e filmi ka qenë me pa se sa kanë ndryshuar traditat në Kosovë krahasuar me periudhat e më hershme.

Ai më tej thotë se ky projekt ka qenë ndryshe prej filmave tjerë  për faktin se është një këndvështrim objektiv i vetë regjisores  së  filmi “Zoti i Shtëpisë”, e cila ka jetuar në Kosovë dhe e ka parë mënyrë e jetesës edhe në vendin tonë.

Rizvanolli: Filmi është ndryshe për shkak se regjisorja ka jetuar në Kosovë

“Mua sa ma merr menja ka qenë pak ma ndryshe se në një mënyrë edhe është edhe një kënvështrimë  prej jashtë i situatës, në këtë rast është edhe regjisorja ka jetuar këtu 7 vjet, ajo ja jep edhe një lloj afërsie por edhe një lloj objektiviteti krejt filmit dhe kjo është një dallim prej filmave tjerë“, tha ai.

Shesh xhirimet për këtë film janë bërë në vendet e Kosovës, përkatësisht në Pejë, Opojë, Bresion, Prishtinë dhe në Dragash.

Ndryshe, filmi “Zoti i Shtëpisë“ është një bashkëpunim filmik në mes të Holandës dhe Kosovës.

Premiera e filmit “Zoti i Shtëpisë“ është shfaqur mbrëmë në festivalin e filmave “Doku Fest”, i cili po vazhdon të mbahet në Prizren,

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat