Gradiva

Filma

Gradiva

Haki Bunjaku Nga Haki Bunjaku Më 14 gusht 2017 Në ora: 08:30
Filmi Gradiva

Është një rrëfim modern mitologjik mbi Gradivën krijesë gjysmë mitologjike,të cilën krijesë regjisori Wilhel Jensen rastsisht e kishte pa skllave te një blegëtor dhe e mëvesh me të gjitha cilësitë karakteristike të bukurisë,edhe sipas ëndrrimit, bazuar te Sigmund Freund, që i bën analizë në bazë të ëndrrës,hasën vështirësi për ta zbuluar fytyrën e saj.

Gradiva është një femër e hollë, me fytyrë të imët dhe e gjatë me flokët e paluara në kokë. Është një romake virgjine, nga e cila formohet iluzioni për një femër perfekte që do të jetë personazhi kyç në filmin me këte emër, Gradiva.

Arkeologu i ri, Norbert Hanold gjen në Romë një fotorelief femre të mahnitshme, fascionohet dhe e emron Gradiva. Tash nuk mund të ndahet nga ajo figurë tërheqëse dhe vehet në kërkim të saj, gjithandej.

Nga një reliefigurë kërkohet të formohet animacioni, respektivisht femra sozia e saj,që mund të plotësojë kriteret artistike në zhvillimin e filmit, ku do ta ketë rolin kryesor.

Filmi: Alain Rabbe-Grilet me James Wilby dhe Arielle Dombaske, në rrolin e Gradivës, ka dal fascinues.

Kjo reliefigurë është nga shek.IV dhe nuk saktësohet a është greke apo romake, por mund të jetë edhe pellazge!

Njerëzit i shtie të flenë e ta ëndrrojnë e iluzojnë fotografinë (pamjen) fantastike të Gradivës. Mirëpo,prapë paraqitja e figurës së saj mbetet e mjegulluar që nuk mund të mirret as për sozi dhe as për kipc.

Vazhdon hulumtimin deri në pafundësi, por femër me atë pamje nuk mund të has kund.

Unë jam vu ,në ditët tona, në kërkim të Gradivës apo të sozisë së saj. Duhet me kompjuter të bëhet kombinimi apo miks foto të Irena Papas, Melihate Qena e Jalldeze....(!).

Kështu ka gjasa të formohet (zhvillohet) fotografia e shumëkërkuar të Gradivës. Do të shkoj ekstra në dasmat nëpër restorane, në kanagjeçe të çikave (në mos hangsha dajak) dhe nëpër plazhe të shumta, bile edhe në ato nudiste dhe ndoshta realizohet qëllimi!

Mbase hyj në gojë te të përdalurëve, si rezil e lavir, por nuk ua vari, se unë shikoj me interesim që ta zhvilloi projekti: dramë-film e pastaj shihemi në Oscar, në mos ju ardhtë mërzi?!

Gati të gjithë shkencëtarët me renome, në fillim të punë janë dukur si eksiçë, por në fund rezultatet kanë dëshmuar të kundërtën (Albert Anstain,Nikolla Teslla etj.)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat