“T’padashtun” përfaqëson Kosovën në Oscars

Filma

“T’padashtun” përfaqëson Kosovën në Oscars

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 19:48
Drama ”T’padashtun”

Qendra Kinematografike e Kosovës, ka njoftuar se drama ”T’padashtun” me regjisor Edon Rizvanolli, është filmi i cili do të përfaqësojë Kosovën si propozim zyrtar në Akademinë Oscar, për kategorinë ‘’Filmi më i mirë i huaj’’.

Ky film është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

Me këtë rast komiteti selektues i shpreh:

”Pas shikimit të filmave konkurrues, për këtë vit, për përfaqësim të Kosovës në Oscar, komiteti selektues shpreh kenaqësinë, si për numrin e filmave, po ashtu edhe për kualitetin artistik të tyre. Të tre filmat, në vecoritë e tyre, sjellin rrëfime filmike, të trajtuara nga perspektiva shumë interesante dhe autoriale. Megjithatë, me shumicë votash, komiteti u përcaktua për “T’padashtun”, si filmi përfaqesues i Kosovës, për këtë vit në Oscar.”

Komiteti selektues përbëhet nga: Astrit Kabashi, Doruntina Basha, Arben Bajrkataraj, Antoneta Kastrati, Ilire Vinca, Visar Morina, Zymber Kelmendi. ”T’padashtun” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Fondi i Filmit Holandez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat