As aktorët nuk e dinë si do të përfundoj “Game Of Thrones”

Filma

As aktorët nuk e dinë si do të përfundoj “Game Of Thrones”

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 19:07
John Snow dhe Daenerys Targaryen

Disa përfundime të sezonit final të “Game Of Thrones” do te xhirohen për episodin e fundit, me qëllim që të parandalojnë rrjedhjen e tregimit.

Presidenti i Programimit në HBO,  Casey Bloys ka thënë që edhe vetë personazhet e këtij seriali nuk e dinë se si do të përfundoj.

“Përfundimi i serialit “Game Of Thrones” do të xhirohet disa herë në versione të ndryshme, kështu që askush në të vërtet nuk e di se si do të jetë fundi” ka thënë Bloys.

Sezoni i shtatë i Game of Thrones ishte goditur nga disa hakime, kështu duke rrjedhë online para publikimit.

Hakerët kanë publikuar skripte, dokumente të HBO-së dhe episode të pa publikuara nga show të ndryshme.

Sezoni i shtatë i Game Of Thrones, ishte shkarkuar ilegalisht më shumë se një miliard herë.

Kësaj radhe historia dhe tregimi i sezonit final do të mbahet më sekret se kurrë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat