Ngre siparin Festivali Ndërkombëtar i Filmit

Filma

Ngre siparin Festivali Ndërkombëtar i Filmit

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 09:01
Festivali i filmit

Nisi mbrëmjen e së hënës Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut. Eventi, një ndër më të rëndësishmit në kinematografinë shqiptare dhe atë botërore, bën bashkë regjisorë nga mbarë bota. 39 filmat dhe dokumentarët që do të shfaqen për publikun shqiptar trajtojnë tema delikate si radikalizmi dhe populizmi.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut ngriti spiarin mbrëmjen e së hënës.

Edicioni i dymbëdhjetë bën bashkë regjisorë nga mbarë bota, filmat dhe dokumentarët e të cilëve trajtojnë dy tema mjaft të mprehta si radikalzimi dhe populizimi.

Presidenti i Festivalit, Theodor Orlin, teksa ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij eventi të rëndësishëm kinematografik, theksoi rrezikun që i kanoset shoqërisë nga radikalizmi.

“39 filma janë përzgjedhur të përfaqësojnë artin dhe mendimin e regjisorvë nga e gjithë bota.Temat e këtij viti janë të rëdnësishme, të gjithë jemi të vetëdijshëm sesi çështjet e radikalizimit dhe populizimit kanë ngritur shqetësim në Europë, Azi, Amerikë dhe në mbarë botën”.

Eventin, Ambasadori i prezencës së OSBE në vendin tone Bernd Borchardt, e cilësoi një forum demokratik që bën bashkë të panjohur dhe stimulon dialogun.

“E kemi parë sesi aktualisht racizmi dhe nacionalizimi po gjen gjithnjë e më shumë terren në Europë dhe botë. Kushtet themelore për demokracinë, si respekti për faktet, lirinë e shtypit dhe barazinë mes njerëzve po injorojnë në mënyrë flagrante.Megjithatë ky është një trend kompleks, sepse krahas incidenteve mjaft shqetësuese që kanë ndodhur shihet një hapje dhe përkushtim më i madh ndaj vlerës dhe barazisë mes njerëzve. Këtë e tregon dhe larmia e filmave që do të shfaqen në festivalin kombëtar për të drejtat e njeriut në ditët në vazhdim”.

Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përshëndeti iniciativën e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi për shfaqjen e filmave edhe në ambiente publike si në Sheshin Skënderbej apo edhe në intalacionin Reja.

“Tani sot nuk vjen dot shtatori pa ardhur dhe Festivali i Marubit. Një nga gjërat që më pëlqen jashtë mase është se Festivali do të dalë përtej Marubit, do të ketë logon, brendin, energjinë që vjen nga Marubi por pashë se disa filma do të jenë tek Reja, disa filma tek sheshi “Skëndërbej” dhe e vlerësoj shumë faktin që në një mënyrë pozitive po ‘kontaminohet’ i gjithë qyteti me art dhe kulturë”.

Pjesë e rëndësishme e Festivalit Ndërkombëtar i Filmit për të drejtat e Njeriut do të jenë edhe forumetr, që këtë vit do të jenë 5.

Përgjatë një jave, për publikun do të shfaqen 39 filma e dokumentarë ndërsa ardashësit do të kenë mundesi të takojnë e bisedojnë me regjisorë nga mbarë bota. Shqipëria edhe pse vend pritës i këtij eventi do të prezantohet vetëm me një dokumentar.

E kemi parë se si aktualisht racizmi dhe nacionalizmi po gjejnë gjithnjë e më shumë terren në Evropë dhe në botë. Kushtet themelore për demokracinë, si respekti për faktet, lirinë e shtypit dhe vlerën e barazisë mes njerëzve, po injorohen në mënyrë flagrante.

Megjithatë, ky është një trend kompleks, sepse krahas incidenteve mjaft shqetësuese që kanë ndodhur, shihet një hapje dhe përkushtim më i madh ndaj vlerës së barazisë mes njerëzve.

Këtë e tregon më së miri edhe larmia e filmave që do të shfaqen në Festivalin Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në ditët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat