Harrison Ford ia harron emrin Ryan Gosling

Filma

Harrison Ford ia harron emrin Ryan Gosling

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 00:38
I ftuar në emisionin e BBC-së, The Graham Norton Show, të enjten e kaluar, ai ishte duke shpjeguar se si ishte përfshirë në film.

Ndonëse luajtën bashkë në filmin “Blade Runner 2049” që u prit mjaft mirë nga fansat dhe kritikët, Harrison Ford duket se e ka harruar emrin e Ryan Gosling.

I ftuar në emisionin e BBC-së, The Graham Norton Show, të enjten e kaluar, ai ishte duke shpjeguar se si ishte përfshirë në film.

“Mendoja që ishte e mrekullueshme”, tha Ford.

“Mendoja që ishte i mrekullueshëm, teksa e lexoja, lexoja për një personazh që Ryan. Ryan?”

“Është Ryan”, ia konfirmon emrin e tij, Ryan Gosling, i ulur krejt afër tij.

“Është një pjesë e mrekullueshme, pse nuk po shikojmë ta marrim…”

“Ryan-in”, ia priti sërish Ryan Gosling me shaka.

Shikojeni këtë moment qesharak në videon më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat