Gjashtë ditë para vetëvrasjes, Chester qeshej dhe bënte shaka: “Këto janë ditët më të mira të jetës sime”.
Vetëm gjashtë ditë para se të varej në shtëpinë e vet, këngëtari i Linkin Park, Chester Bennington, xhiroi episodin e serisë "Carpool Karaoke".
Së bashku me të ishin Mike Shinod dhe Joe Hahn nga bendi, si dhe aktori Ken Yeong.
Në gjithë episodin, i cili zgjat mbi 20 minuta, Chester shfaqet i buzëqeshur dhe me disponim.
Në një moment, Chester thotë se këto janë ditët më të mira të jetës së tij.
Këngëtari ka folur edhe për gjashtë fëmijët e tij.
"Dëshiroj që fëmijët e mi të gjejnë diçka rreth së cilës janë të interesuar. Njëri adhuron sportin, vajzat adhurojnë muzikën dhe dëshirojnë të mësojnë instrumentet. Kjo është e mrekullueshme”, tha Chester.
Bennington mbyti veten më 20 korrik, në moshën 41-vjeçare. Ai me vite kishte vuajtur nga depresioni.
Emetimi i episodit "Carpool Karaoke" është lejuar nga familja Chester dhe kolegët e grupit muzikor.