Gjithmonë adhuronte femrat

Filma

Gjithmonë adhuronte femrat

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 20:39
Roger Moore

Gruaja e parë e kishte braktisur Roger Moore, pasi që e kishte zënë në “vepër” me dashnoren.

Dokumentet e gjetura në tavanin e shtëpisë së vjetër, në të cilën kishte jetuar çifti, zbulojnë të vërtetën pas 70 vjetësh.

Roger Moore ndërroi jetë sivjet në moshën 89-vjeçare.

Ai ishte martuar katër herë dhe pas 70 vjetësh djali i gruas së tij të parë ka gjetur në tavan një kuti me dokumente të harruara, ku zbulohen sekrete të këtij çifti.

Përveç dokumenteve, janë gjetur edhe fotografi të vjetra dhe letra dashurie. 

Moore ishte martuar me Doorn van Steyn, e cila kishte punuar në cirk. Ai kishte 19-vjeç, ndërsa ajo ishte 25-vjeç.

Ata ishin njohur në një shkollë aktrimi. Por, martesa e tyre nisi të ketë probleme, sidomos kur Moore mori role për aktrim.

E tëra mori fund kur Steyn e kapi Moore me të dashurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat