Pse Josh Hartnett braktisi Hollywood-in në maje të famës?

Filma

Pse Josh Hartnett braktisi Hollywood-in në maje të famës?

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 14:13
Josh Hartnett

Josh Hartnett (39) ishte i shkëlqyeshëm në "Pearl Harbour", "Black Hawk Down" dhe plot filma tjerë, por përnjëherë u zhduk. Qysh në moshën 20-vjeçare aktori ishte mjaft i njohur në Hollywood.

"Mendoj se Hollywoodi mund të jetë një ambient jo i shëndetshëm. Kam dashur një perspektivë më të shëndetshme dhe jo vetëm famë”, ka thënë Hartnett.

Ai ka refuzuar rolin e Batman në trilogjinë e Christopher Nolan.

Pas disa muajve nisi të punojë si i pavarur në disa filma të vegjël, për të cilët thotë se është kënaqur. 

Kthimin e madh e pati para tri vitesh kur u kthye në serinë "Penny Dreadful".

"Shkruaj shumë, bëj regjinë e filmave të shkurtër dhe spoteve muzikore. Ende e dua këtë industri, por po ashtu e mbaj në distancë pasi që ndonjëherë e gjithë kjo mund të jetë e tepërt", tha Hartnett, të cilin së shpejti do ta shohim në filmin "6 Below: Miracle on the Mountain".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat