Kenneth Branagh te 007? - Bota Sot
Kenneth Branagh te 007?

Filma

E mërkurë, 15 gusht 2018

Kenneth Branagh te 007?

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:19
Kenneth Branagh

Aktorët në përgjithësi mundohen kush e kush të rrëmbejë më parë rolin e protagonistit pozitiv të një filmi, ai që në fund do të fitojë edhe popullaritetin më të madh e do të jetë shumë i dashur për publikun.

Por, kjo nuk ndodh me yllin e filmit “Vrasje në Orient Express”, Kenneth Branagh. I nominuar disa herë për çmime Oscar, 57-vjeçari që u lavdërua pa masë nga kritika për interpretimin e detektivit të jashtëzakonshëm Hercule Poirot, tani kërkon që të kalojë në anën e errët dhe thotë se do t’i pëlqente shumë që të vihej në rolin e personazhit negativ tek filmi i ardhshëm i James Bond.

Frymëzimin duket se e ka marrë nga Javier Bardem tek “Skyfall”. Do të ishte goxha interesante nëse do të vihesha në rolin e kryearmikut të 007-s, shprehet ai. Si aktor, duhet t’i provosh të gjitha. Kundërshtarët e agjentit më të famshëm të botës, Branagh i përshkruan si personazhe “shekspirane”. Publiku, sipas tij, kërkon sa më shumë ndërlikime që të jetë e mundur, nuk i pëlqejnë gjërat e thjeshta.

Nëse Kenneth do ta fitojë rolin, ai do të jetë i pari personazh negativ britanik i një filmi të James Bond në një dekadë e gjysmë. I fundit ishte Toby Stephens, i cili interpretoi Gustav Graves si rivalin e egër të Pierce Brosnan në “Die Another Day” të vitit 2002.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test